Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk deklaroi se BE nuk duhet të ngutet, për shkak të një lodhjeje nga Brexiti.
Liderë francezë dhe gjermanë kanë sinjalizuar se nuk kanë vullnet për të ofruar një zgjatje tjetër të afatit të fundit për Brexit. Por në përshkrimin e samitit të javës së kaluar të BE për Brexitin, Donald Tusk deklaroi të martën se askush nuk duhet ta braktisë “ëndrrën” se Britania e Madhe mund ta kthejë pas kursin e saj. Ai kërkoi nga politikanët e BE që të mos japin nxitje për një dalje të shpejtë të Britanisë thjesht nga rraskapitja.
“Në këtë moment të vështirë në historinë tonë, na nevojiten ëndërrimtarë dhe ëndrra. Ne nuk mund t’i dorëzohemi fatalizmit. Të paktën unë nuk do të ndaloj së ëndërruari për një Evropë më të mirë dhe të bashkuar”.
Tusku nuk përmendi me emër liderë të caktuar, por Presidenti francez Emmanuel Macron e bëri të qartë në samit se preferonte që t’i jepte vetëm pak javë Britanisë së Madhe për t’i mbyllur negociatat, në dallim nga gjashtë muajt, që iu dhanë.
‘Brexitin nuk mund ta zgjasësh për një dekadë’
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas theksoi të martën se Britania e Madhe nuk duhet të presë që t’i jepet një shtyrje tjetër. Ai tha se çdo kërkesë e tillë do të lexohet si dëshirë për të qëndruar në BE.
“Në tetor ata duhet të vendosin se çfarë duan”, i tha Maas gazetës Financial Times. “Brexitin nuk mund ta zgjasësh për një dekadë”.
Në aluzion për situatën absurde të Britanisë, kur ajo po përgatitet të paraqesë kandidatë për zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Evropian, Maas tha: “Vetëm mendo për këtë: thua se do të largohesh nga Evropa dhe pastaj ti mban zgjedhje për Parlamentin Evropian”.
Por Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker megjithatë tha të martën se është në dorën e Britanisë se kur duhet të largohet nga BE. Por shtoi se nuk pret që qeveria britanike ta ndryshojë kursin.
Junckeri gjithashtu propozoi që para afatit të 31 tetorit, 27 shtetet e tjera të BE të ruajnë të drejtën të takohen pa e ftuar Britaninë e Madhe. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës