Mediumi turk Ajansspor, ka raportuar se Galatasaray ka marrë një propozim surprizë për qendërmbrojtësin veteran David Alaba, i cili është i disponueshëm pasi kontrata e tij me Real Madridin skadon verën e ardhshme. 

Mbrojtësi austriak, 33 vjeç, i është ofruar klubit turk përmes agjentëve, në një kohë kur Galatasaray po kërkon të forcojë repartin e mbrojtjes. 


Aktualisht, në atë pozicion luajnë Abdulkerim Bardakci dhe Davinson Sanchez, ndërsa drejtuesit e klubit planifikojnë ta thellojnë më tej konkurrencën në mbrojtje. 

Vendimi përfundimtar mbi një marrëveshje të mundshme me Alaban do të merret pas diskutimeve mes bordit drejtues dhe trajnerit Okan Buruk. 

Alaba, i cili iu bashkua Real Madridit në vitin 2021, zhvilloi vetëm 14 ndeshje sezonin e kaluar për shkak të dëmtimeve, që e detyruan të mungojë në 11 takime. 

Galatasaray pritet të kryejë një kontroll të plotë mjekësor përpara se të ecë përpara me negociatat. 

Mbrojtësi me përvojë ka shprehur më parë admirim për klubin turk, duke deklaruar se është një tifoz i tyre. 

“Jam rritur me turq në Vjenë. Shumë prej miqve të mi ishin turq dhe, në një farë mënyre, ata më rritën si tifoz i Galatasarayt. Unë mbështes Galatasarayn”, kishe thënë Alaba. 

Nëse raportet mjekësore rezultojnë pozitive dhe Buruk jep miratimin e tij, atëherë Galatasaray do të hapë zyrtarisht negociatat me Real Madridin për të siguruar transferimin e David Alabas./Telegrafi/

telegrafi sport app