Notat e lojtarëve: United 4-0 Chelsea, shkëlqejnë Rashford, Martial dhe Maguire

Manchester United e ka filluar me fitore sezonin 2019/20 në Ligën Premier, pasi e ka mposhtur Chelsean në Old Trafford me rezultat të thellë 4-0.
Golat për Djajtë e Kuq i shënuan Marcus Rashford (18' dhe 67') Anthony Martial (65') dhe Daniel James (81').
Unitedi ishte dukshëm skuadër më e mirë, duke marrë notën e përgjithshme 7.1, ndërsa Chelsea u vlerësua me 6.19.

Lojtarët me paraqitjen më të mirë në ndeshje ishin treshja e Manchester United, Martial, Rashford dhe Harry Maguire, që morën notën 8.3, pas golave dhe lojës që zhvilluan.
Nga ana tjetër, lojtari me paraqitjen më të dobët ishte mbrojtësi i The Blues, Kurt Youma, që mori vlerësimin 4.8.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:


/Telegrafi/



































