Juventusi është ndalur në udhëtim te Spali, pasi kanë barazuar pa gola 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Serie A.

Zonja e Vjetër është ndalur me barazim nga Spali pas 12 fitoreve radhazi në kampionatin italian.


Sulmuesit e Juventusit, Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala, por edhe Mario Mandzukic dështuan të gjejnë rrugën e golit në këtë ndeshje.

Është pikërisht sulmuesi argjentinas, Higuain dhe mesfushori boshnjak, Miralem Pjanic, të cilët patën notat më të ulëta tek Juventusi, me notë 6.3, respektivisht 6.4.

Higuain Higuain ishte i padukshëm në këtë ndeshje (Getty Images) 

Në këtë ndeshje vetëm sulmuesi i vendasve, Alberto Paloschi, pati notë me të vogël 6.1, ndërsa nota më e lartë e ndeshjes shkoi për Mateo De Sciglion, i cili u notua me 7.6. /Telegrafi/ SPAL: 

notat juve 3 e1521323433147

Juventus: 

notat juve 4 e1521323452400

telegrafi sport app