Real Madridi e ka fituar Supekupën e Spanjës ndaj Atletico Madridi që u zhvillua në Arabinë Saudite.

Derisa ndeshja përfundoi pa gola, Los Blancos arritën ta fitonin 4-1 me anë të penalltive, për ta filluar kështu vitin 2020 me trofe.


Skuadra e Zinedine Zidanes ishte më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.19, derisa ajo e Diego Simeones u vlerësua me 6.95.

GettyImages 1199064464 Real Madrid vs Atletico Madrid (Foto: Francois Nel/Getty Images/Guliver)

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim doli të jetë Thibaut Courtois që bëri disa pritje vendimtare, ndërsa mori notën 9.0.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj finale ishte Stefan Savic, që u vlerësua me 6.3.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

real 1 Notat e lojtarëve të Real Madridit (Foto: WhoScored)

atle Notat e lojtarëve të Atletico Madridit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

telegrafi sport app