Superkupa e Evropës është zhvilluar mes Manchester Cityt dhe Sevillas, ku fitues pas penalltive doli skuadra angleze pas penalltive, pasi koha e rregullt u mbyll 1-1.

Youssef En Nesyri shënoi golin e parë në ndeshje, ndërsa Cole Palmer barazoi shifrat.


Lojtari më i mirë ndeshje është Rodri me notën 8.7, ku pas një paraqite fantastike në finalen e Ligës së Kampionëve, të njëjtë gjë e bëri edhe në Superkupën e Evropës.

Lartë u vlerësua edhe Jack Grealish me notën 8.5, ndërsa pas tij Palmer me notën 8.4.

Te Sevilla më i miri ishte Bono me notën 8.2, ndërsa më i dobëti Erik Lamela 6.2.

Notat e lojtarëve të Man City dhe Sevilla

/Telegrafi/

telegrafi sport app