Chelsea ka pësuar humbje 3-0 në javën e tretë në Ligën Premier ndaj Leeds United.

Golat për vendasit i shënuan Brenden Aaronson, Rodrigo dhe Jack Harrison.


Leeds ishte padyshim ekipi më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.09, me Chelsean që u vlerësua 6.65.

Lojtari me paraqitjen më të mirë ishte Harrison, që shënoi dhe asistoi nga një herë, për t’u notua me 8.5.

Në anën tjetër, dështimi i ndeshjes doli të ishte Edouard Mendy, që u vlerësua me 5.4.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

/Telegrafi/

telegrafi sport app