Kosova ka arritur fitore të madhe ndaj Malit të Zi me rezultat 2-0, në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020.

Paraqitje fantastike e skuadrës, që dominuan nga fillimi deri në fund me angazhim të pashoq, duke luftuar për çdo top në çdo pjesë të terrenit.

Në fund rezultati ka mundur të jetë shumë më i thellë, por skuadra humbi shumë raste.

Redaksia e Telegrafi Sport i ka notuar lojtarët në bazë të paraqitjes në këtë ndeshje.

Arijanet Muriq 7.5

Nuk kishte shumë punë sot, pasi ekipi mbrojti shumë mirë. Kishte një goditje, ku u tregua në gatishmëri. Në dalje sot shumë i sigurt.

vjovoda1 Mërgim Vojvoda (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Mërgim Vojvoda 8.0

Sikurse në çdo ndeshje, ai po vazhdon të rritet. Sot luajti mirë dhe u kombinua mirë me Hadërgjonajn. Harkime dhe pasime afër zonë. Paraqitje shumë e mirë.

mergimvijvoda Mërgim Vojvoda (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Fidan Aliti 8.0

Fantastik. Fiton duele dhe ndal aksione. E ndërton lojën shumë mirë dhe merr pjesë intensivisht në lojë.

Amir Rrahmani 9

Më i mirë sot, apo lojtar i ndeshjes. Shënon gol të bukur me kokë, ndërsa rrezikoi dhe një herë në ndërprerje. Në mbrojtje fantastik. Lider i ekipit, kapiteni i Kosovës.

72429619 847988685644370 9073687182434107392 n 2

Benjamin Kololli 8.0

Lojë të mirë në krahun e majtë. Kthehet nga lëndimi dhe futet shumë mirë në lojë. Merr pjesë edhe në sulm, ku topat e tij shpesh janë të rrezikshëm.

Herolind Shala 8.0

Ndeshje shumë e mirë e tij, pas rikthimit. Ndërprenë shumë aksione dhe organizon lojën me qetësi. Na kishte munguar Shala në mesfushë.

Herolind Shala

Valon Berisha 8.0

Sot krijoi shumë raste për bashkëlojtarët dhe vrapoi shumë. Prej rikthimit ka treguar formë të lartë.

Milot Rashica 8.0

Kishte disa raste për gol, por ishte i pafat. Shpejtësia e tij e ndihmon në lojën një më një, duke krijuar shpesh hapësirë dhe superioritet numerik. Një gol do ta ndihmonte, pasi pati paraqitje shumë të mirë.

rashica 1

Bersant Celina 8.5

Fantastik. Goli i parë erdhi nga harkimi i tij nga këndi. Asistoi shumë herë, duke i vendosur bashkëlojtarët në pozita shumë të favorshme. Nuk u tregua vetjak, ku do të shënonte.

72867470 525970408204109 7897473297086939136 n

Florent Hadergjonaj 8.5

Pozita e re, Florenti i vjetër. Paraqitje fantastik dhe një asistim. Vrapon shumë, dyfishon në mbrojtje dhe rrezikon disa herë portën. Paraqitje për çdo lëvdatë.

Vedat Muriqi 8.5

Shënoi golin e qetësisë. Kishte shumë raste sot, por shënoi vetëm njëherë. Del nga zona dhe ndihmon lojtarët. Më shpinë i pathyeshëm. Me pak fat ka mundur të shënonte het-trik. Një herë e ndali shtylla, disa herë fati.

73009614 519118738886026 1198906753077477376 n


Anel Rashkaj (pa notë)

Luajti shumë pak minuta pasi u fut në minutën e 83-të. U inkuadrua mirë, por luajti pak për tu notuar.

Edon Zhegrova (pa notë)

Luajti shumë pak për tu notuar.

Florent Hasani (pa notë)

Luajti shumë pak për tu notuar.


Bernard Challandes 9

Një ndeshje e përgatitur shumë mirë. Ekipi i tij krijoi aq shumë raste, sa që rezultati 2-0 duket shumë i ngushtë. Në anën tjetër mbrojtja kishte shumë pak punë, pasi presioni lartë i përgatitur nga Challandes nuk i la malazezët të marrin frymë.

Chalandes

Edhe një fitore e tij, duke e mbajtur rekordin fantastik në shtëpi pa humbje. /Telegrafi/


Notat 

Notat Lojtareve 1

telegrafi sport app