Borussia Dortmundi ka pësuar në shtëpi nga Rangers dhe skuadra skoceze është favorit për të vazhduar në të tetën e finales në Ligën e Evropës.

Duke qenë ekipi fitues, mysafirët kanë marrë notë mesatare më të lartë sesa vendasit për takimin e zhvilluar në Signal Iduna Park.


Disa futbollistë të BVB kanë marrë nota të ulëta, ndërsa vlerësimi më i ulët ka shkuar për Manuel Akanji.

Ndërkaq, edhe pse ndodhej në ekipin humbës, notën më të lartë e ka marrë Jude Bellingham me gol dhe asistim. Porse, edhe sulmi i mysafirëve ishte shumë i mirë.

SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Borussia Dortmund 2-4 Rangers. /Telegrafi/

telegrafi sport app