Normalizohet komunikacioni në magjistralen Kërçovë - Ohër


Në dy ditët e fundit, Maqedonia është përfshirë nga moti i ligë, me të reshura të dendura të dëborës dhe temperatura të ulëta. Kjo ka shkaktuar vështirësi të shumëta në komunikacionin rrugor të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për këtë arsye, në disa rrugë të vendit u zbatua ndalesa e lëvizjes së automjeteve të rënda. Megjithatë, në magjistralen Kërçovë - Ohër, në pjesën Preseka është hequr ndalesa e lëvizjes së automjeteve të rënda./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/01/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































