“Edhe pse jam e fejuar, nuk planifikoj martesë për vitin 2010, ngase mendoj se jam e re për t’u martuar. Unë besoj se mosha ideale për martesë është 25 vjet e më lart, kështu që unë ende nuk i kam mbushur të 24-at dhe nuk e kam arritur ende moshën e martesës. E kam biseduar edhe me familjen time, gjegjësisht mamin se pa i bërë 25 vjet nuk do të martohem”, citohet Nora nga e përditshmja Kosova Sot.

Dasmën e saj, Nora e parashikon me një ceremoni të madhe martesore, me një atmosferë të këndshme, në prani të shumë mysafirëve. /KS/BW/Telegrafi/