Nora Istrefi është padyshim një prej këngëtareve më suksesshme dhe më të dashura për publikun.

Këngëtarja e mirënjohur edhe kohëve të fundit ka qenë mjaft e angazhuar me koncertet e mbrëmje muzikore.


Por, krahas kësaj, 35-vjeçarja nuk I ka lënë anash as postime në llogarinë e asaj zyrtare në Instagram, ku ndiqet nga më shumë se një milion persona.Sot (e premte), Nora ka sjell një fotosesion të ri, në të cilin mori vëmendjen me veshjen plot stil dhe linjat joshëse të trupit.

noraistrefi 273631176 223172326689763 5866574561499175759 n Foto: Nora Istrefi/Instagram

Këngëtarja e hitit “Anna” shihet e veshur me një trupore ngjyrë ari me shkëlqim të cilën e kombinoi me aksesor dhe taka të larta me ngjyrë të zezë.

Me një makijazh të theksuar dhe flokët e gjata të valëzuara, Nora dukej tejet joshëse dhe më në formë se asnjëherë më parë.

noraistrefi 273714779 458063199331346 780699032912117047 n Foto: Nora Istrefi/Instagram

Të shumta ishin edhe komente dhe pëlqimet që artistja mori nga ana e ndjekësve dhe fansave të saj të shumtë.

Ndryshe, kujtojmë që Nora krahas karrierës së suksesshme është edhe një nënë e përkushtuar e një vajze, e cila erdhi si fryti I dashurisë me ish-bashkëshortin e saj, Robert Berisha, me të cilin u nda vite më parë.

noraistrefi 273622777 622118362204236 8933607140048984181 n Foto: Nora Istrefi/Instagram

Ndërsa, sa i përket projekteve muzikore, kënga e fundit e Norës është bashkëpunim me Gjikon dhe Melindën "Ay Caramba". /Telegrafi/

noraistrefi 273821828 312624980919247 6149998801989319293 n Foto: Nora Istrefi/Instagram

noraistrefi 273712146 912308362766005 691444346230872217 n Foto: Nora Istrefi/Instagram