Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, së fundmi ndodhet në Australi.

Ajo është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në motin e ngrohtë që po mbizotëron këtë kohë në kontinentin e hemisferës jugore.


Nora ka ndarë me ndjekësit e saj një fotografi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku ka shfaqur fizikun e saj të tonifikuar në bikini.

noraistrefi 273982108 3225221117759504 2990301116992029004 n

E veshur me një palë bikini të arta, këngëtarja e hitit “Dy shokë” dukej tejet atraktive në këtë paraqitja, e cila është pëlqyer dhe komentuar në masë të madhe nga fansat.

Nora përndryshe prej ditësh i ka shoqëruar ndjekësit e saj në Instagram me fotografi të ndryshme, duke shpërfaqur elegancën e saj.

noraistrefi 273712146 912308362766005 691444346230872217 n 1

Ajo ka kohë që nuk ka sjell për publikun ndonjë projekt të ri muzikor, gjersa thuhet se ka bashkëpunuar me kompozitorin Ilir Berani për këngën e saj të re në ardhje. /Telegrafi/

noraistrefi 273821828 312624980919247 6149998801989319293 n 1

noraistrefi 273622777 622118362204236 8933607140048984181 n 1

noraistrefi 273631176 223172326689763 5866574561499175759 n 1