Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, vazhdon të jetë një personazh shumë aktiv në rrjete sociale.

Derisa është akoma e angazhuar me mbrëmje e koncerte, ajo përkujdeset mjaft shumë që të duket në formë e sa më e veçantë.


Një gjë të tillë e ka bërë edhe së fundmi, ndërkohë që ka prezantuar një stil të ri të flokëve.

Screenshot 8 14 Foto: Screenshot/Instagram

Bukuroshja, e ndjekur nga mbi një milion njerëz në Instagram, ka mahnitur me kostumin e zi e dukjen atraktive.

Krijuesja e hitit “Anna” është shfaqur me balluke e flokë të zeza të gjatë, një stil unik e tejet tërheqës.

Screenshot 9 12 Foto: Screenshot/Instagram

“Ciao” ndërkaq mbetet kënga e fundit e Istrefit që e lansoi vetëm dy javë më parë.

Projekti për kaq pak kohë ka mbledhur afro dy milionë klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/

Screenshot 10 12 Foto: Screenshot/Instagram