Nora Gjakova lë Spitalin Amerikan në Prishtinë në gjendje shumë të mirë shëndetësore

Nora Gjakova është xhudistja e radhës e cila është operuar dhe trajtuar në Spitalin Amerikan në Prishtinë.
Pas suksesit që pati Majlinda Kelmendi tashmë kampione botërore e xhudos, e cila pas lëndimit të gjurit ishte trajtuar në Spitalin Amerikan duke rezultuar më shumë sukses, të njëjtën gjë po e bëjnë edhe me Norën, ortopedët e Spitalit Amerikan.
Dr.Florin Ramadani – shef i Repartit të Ortopedisë në Spitalin Amerikan, bashkë me Dr.Pleurat Sejdiun janë mjekët të cilët operuan edhe gjurin e Nora Gjakovës. Dr. Ramadani tha se gjithçka rreth operacionit të Norës ka shkuar siç është më së miri.
Dr.Florini premtoj që Lojërat Olimpike të radhës Nora do të realizojë ëndrrën e saj, pasi që ishte pikërisht lëndimi i gjurit i cili e penalizoj xhudisten Gjakova për të arritur tek caku i dëshiruar.
“Lëndimi i Nora Gjakoves ka qenë shqyerja e miniskut të jashtëm të gjurit, indikacion i cili ka qenë absolut për operim. Nora ka qenë e vetëdijshme për këtë gjendje dhe sot pas përgatitjeve anasteziologjike dhe disa masave paraprake është kryer operacioni artroskopik, ndërhyrje kirurgjikale e cila ka dal me shumë sukses. Ndërhyrja ka qenë ai i ashtuquajturi Hybrid Treatment, që do të thotë një pjesë e miniskut të vogël ka qenë e shqyer, duke e bërë problemin shumë komplekse dhe ajo pjesë është hequr, kurse pjesës tjetër i është bërë reputacioni menjëhershëm në artroskopi që do të thotë pa hapjen e gjurit. Rrjedhja e operacionit ka qenë jashtëzakonisht e mirë, operacioni është kryer me anestezion të përgjithshëm”, deklaron dr.Florin Ramadani – ortoped-traumatolog në Spitalin Amerikan.
Xhudistja Nora Gjakova është shumë falënderuese ndaj ekipit të Spitalit Amerikan, ajo tha se tashmë ndihet shumë më mirë dhe tash shumë shpejtë do të filloj edhe me stërvitjet me motiv shumë të fortë.
“Tash po ndihem shumë më mirë edhe mjeket e Spitalit Amerikan më treguan se gjithçka ka shkuar shumë mirë dhe unë po ndihem shumë mirë. Falënderoj Dr. Florin Ramadanin dhe Dr.Pleurat Sejdiun si dhe gjithë stafin e Spitalit Amerikan që na kanë qëndruar afër në momentët më të vështira për ne”, tha xhudistja shqiptare me famë botërore Nora Gjakova.
Mobilizimi i Norës sipas ortopedëve të Spitalit Amerikan do të jetë i menjëhershëm, trajtimi post operativ do të jetë pak më i gjatë pasi që është bërë qepja dhe ruajtja e miniskut kurse strukturat e tjera si ligamentet e gjurit kanë qenë shumë mirë dhe të ruajtura, kështu që mjekët ortoped të këtij spitali presin rezultate shumë të mirë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Bayern Munich nënshtron Eintracht Frankfurtin dhe marshon drejt titullit

Liverpooli ‘fundos’ Man Cityn në Etihad, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë