Robert Berisha ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale se i ka dhënë fund martesës me Nora Istrefin.

Këngëtari për mos iu dhënë shumë hapësirë spekulimeve, kishte zgjedhur llogarinë personale në Instagram të zyrtarizojë fundin e romancës me këngëtaren.


Gjersa zeshkania vazhdon të hesht rreth fundit të lidhjes me artistin, me të cilin ka një vajzë dyvjeçare të pagëzuar me emrin Renee.

Nora Istrefi dhe Robert Berisha

Por, këngëtarja në mesazhet e muajit të fundit ka dhënë indikacione se janë ndarë tashmë e sa kohë gjersa vetëm dje u bë zyrtare.

"A jena nda" ishte një ndër mesazhet e bukuroshes gjersa ndërkohë ka përsëritur mesazhin "Ke gabu, ke gabu".

Ndryshe, Nora ende nuk ka reaguar zyrtarisht, por ajo njihet që jetën private nuk e ekspozon shumë në publik. /Telegrafi/