Nokauti final, hedhja e peshqirit dhe festa e trajnerit të Tony Bellew, duken më emocionuese nën tingujt e këngës së Titanicut (Video)
Bota e boksit, posaçërisht ajo britanike është befasuar kur Tony Bellew i dha fund legjendës David Haye në duelin e peshave të rënda në O2 Arena të Londrës.
Askush nuk ka pritur këtë triumf nga Bellew, por me një shpirt luftarak ai arriti të nokauton dy here të famshmin Haye.
Nokauti i dytë erdhi në raundin e 11-të dhe kështu këndi i tij u hodh peshqiri duke e dorëzuar meçin.
E gjitha kjo bëhet edhe më emocionuese nën tingujt e këngës së famshme të Titanicut, më poshtë keni videon e nokautit final, hedhjes së peshqirit dhe festën e trajneri të Tonyt, Dave Coldwell, e cila ka filluar të shpërndahet më të madhe në rrjetet sociale nga adhuruesit e boksit. /Telegrafi/
https://twitter.com/TitanicOnThings/status/838180802957541377
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























