Filmi i ri i Noizyt me Blerim Destanin “Troubleshooters” pati premierën mbrëmë (e diel) në kinemanë më të madhe në vend, Cinestar Megaplex, në Prishtina Mall.

Ky projekt filmik nuk është vetëm një shpalosje e talentit artistik, por edhe një reflektim mbi kulturën moderne dhe sfidat me të cilat përballen të rinjtë sot.


Ata u pritën ngrohtë nga publiku në Kosovë, me shumë figura të famshme dhe artistë që mbështetën këtë, duke shfaqur një entuziazëm të madh për historinë që do të shpaloset përpara tyre.

b976dd4e 14a2 487a 82e4 9b790aa0240c scaled Pamje nga premiera e "Troubleshooters" në Cinestar

Me një kombinim produksionesh nga Shqipëria e Gjermania dhe skena aksion të realizuara në Tiranë, ky film mori vlerësime të larta.

Pjesë e kastit veç dy yjeve të lartpërmendur është edhe Alketa Vejsiu e në një rol të shkurtër edhe reperja Loredana Zefi.

ea493fc7 44e4 4c5c ac57 5f3e4ba2de90 1 scaled Pamje nga premiera e "Troubleshooters" në Cinestar

Të tjerë që luajnë janë: Fatmir Spahiu, Rajmonda Bulku, Gëzim Rudi, Zamira Kita e Margent Caushi.

Noizy dhe Blerimi ndanë emocionet e tyre rreth këtij projekti, ku për reperin nga Durrësi ishte eksperiencë e re, por e paharrueshme.

f8d826f5 a696 4f11 b5a8 5a71b7a6c60b scaled Pamje nga premiera e "Troubleshooters" në Cinestar

“Një eksperiencë e re, e paharrueshme ngaqë jam kënaqur shumë gjatë gjithë procedurës së filmit nga fillimi deri tani, mendoj që nuk do të jetë e fundit”, u shpreh ai për Telegrafin.

I pyetur për vlerësimet që mori filmi, artisti thotë se shumica kanë qenë pozitive.

“Me thënë të drejtën, kanë qenë shumica pozitive, mos të them 100 për qind”, theksoi Rigels Rajku.

Megjithëse për të ishte hera e parë në aktrim, Noizy duket se ka qenë befasia e gjithë kësaj.

“Aktrimi më pëlqen por nuk të jap komente mbi veten, James thotë aktori i jonë i madh shqiptar thotë mirë”.

a1fc08e8 531b 415d 91ef 6670c1e41e94 scaled Noizy në premierën e "Troubleshooters" në Cinestar

“Gjithë filmi është special që nga stafi profesional që është i gjithë nga jashtë shtetit, deri në detajet më të vogla”, tha ndër të tjerash 38-vjeçari për filmin.

Blerimi nga ana tjetër dha një vlerësim të madh për Noizyn në aktrim, si një talent i zbuluar.

“Meqë Noizy është shtylla e këtij projektit, një talent i zbuluar, jo i pazbuluar dhe kritikat janë marramendëse”, u shpreh Destani.

be46e50b 3d3c 43e6 ad76 7ffb99866b8f scaled Blerim Destani në premierën e "Troubleshooters" në Cinestar

Veç në Shqipëri e Kosovë, filmi do të zbarkojë edhe në disa qytete të Evropës. /Telegrafi/