LAJMI I FUNDIT:

Njomje e tepruar në vaskë

Njomje e tepruar në vaskë

Zhytja e lëkurës në ujë të nxehtë për kohë të gjatë, grabit hidrimin natyral të lëkurës. Lëkura hidrohet, jo nga uji, por nga yndyrat.

Mr.Ph. Krenar Dobroshi
Qendra estetike-kozmetike “Estethica”
facebook.com/estethica.prishtine
044/049-344-284, 038/733-407

Kur koha jashtë është e ftohët dhe me erë, apo kur nuk jemi në disponim të mirë, njëra prej gjërave më të këndshme për ta bërë është çlodhja në ujë të nxehtë dhe me aromaterapi në banjë.


Sa më shumë qëndroni në vaskë aq më shumë humbisni yndyrë natyrale të lëkurës. Kjo është njëra ndër arsyet pse rrudhoset lëkura shumë kur qëndroni më gjatë në pishinë apo në det.

Zgjidhje: Mos qëndroni gjatë në vaskë me shumë shkumë dhe kripëra. Kombinimi i ujit të nxehtë me kemikalet e sapunit dhe të kripërave është e garantuar që e dehidron lëkurën.

Në vend të saj bëni një dush me uji të vakët (jo të nxehtë). Nëse nuk mundeni t’i rezistoni, të paktën zbritni temperaturën e ujit, shtoni vajra esencial dhe shpërlajuni me ujë të ftohët. /Telegrafi/