LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me superveturën 6×6, që nuk ka terren ku nuk mund të lëviz (Foto/Video)

Njihuni me superveturën 6×6, që nuk ka terren ku nuk mund të lëviz (Foto/Video)

Kompania britanike Kahn Design ka prezantuar veturën Flying Huntsman 6×6 e dedikuar për të gjitha terrenet, që mund t’ju dërgoj edhe aty që kurrë më parë nuk keni mundur të shkoni me ndonjë veturë tjetër.

Vetura me nëntë karrige është e ngjashme me një Land Rover Defender 110, që është i gjatë 5.1 metra dhe bazohet në 2 rrota shtesë që e ndihmojnë të ngjitet aty ku veturat tjera nuk munden, transmeton Telegrafi.


Çmimi i kësaj “bishe” është 249.995 funte dhe padyshim se çdo fëmijë i pasanikëve do të kishte dëshirë ta ketë një të tillë, por fillimisht duhet ta kenë një garazh më të gjatë për ta futur.

Ky është prototipi i parë që është prodhuar nën logon e kompanisë “Chelsea Truck”, derisa kompania Kahn Design ishte e vendosur që t’i dhurojë një veturë me tërheqje me 6 rrota të gjithë atyre që janë të pasionuar pas vozitjes në terrene të ndryshme malore.

Vetura është e gjatë 5.1 metra pothuajse një metër më e gjatë sesa Defenderi standard, dhe është përafërsisht e njëjtë me Rolls-Royce Phantom.

Fuqia motorike e tij është 2.2 litra, që prodhon 170 kuaj fuqi dhe shpejtësinë maksimale e ka 210 kilometra në orë. Ndërsa ata që kanë dëshirë ta kenë një motor shumë më të fuqishëm, mund ta porositin atë me 6.2 litra V8 me naftë që prodhon 430 kuaj fuqi.

E gjithë kjo fuqi e madhe motorike është e shpërndarë në të gjashtë rrotat, që i bie se nuk ka rrugë, kodër apo terren të vështirë që nuk mund të kalojë ky “përbindësh” 2 tonësh. /Telegrafi/