LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me shqiptarin që e menaxhon hotelin në Turqi ku kanë qëndruar Rihanna, Tyga dhe Amy Winehouse

Njihuni me shqiptarin që e menaxhon hotelin në Turqi ku kanë qëndruar Rihanna, Tyga dhe Amy Winehouse

Se shqiptarët janë të suksesshëm anë e mbanë botës, kjo patjetër se nuk është e diskutueshme.

Një rast i tillë suksesi është ai i Semih Hazar, shqiptarit me origjinë nga Gjilani, i cili e menaxhon një prej hoteleve më të popullarizuara në Stamboll, “W Istanbul Hotel”.


Semih Hazar tregon për Telegrafin se gjyshi dhe stërgjyshi i tij kishin lindur në Gjilan të Kosovës, dhe pastaj kishin qëndruar pak në Shkup para se të shpërnguleshin përgjithmonë në Turqi. Kështu, Semih dhe babai i tij lindën në Izmir.

Pavarësisht se ai dhe babai i tij kanë lindur e jetojnë në Turqi, origjinën asnjëherë nuk e kanë harruar, ku vazhdimisht shprehet krenar se është shqiptar, e madje në qafë e bart edhe një qafore me shqiponjën e flamurit kombëtar.

Rrugëtimi i Semih Hazar për t’u bërë drejtor i shitjes në hotelin “W Istanbul”

Patjetër se nuk është as rastësi e as gjë e lehtë të bëhesh drejtor i shitjes në një prej hoteleve më të suksesshme të Stambollit.

Këtë e pohon edhe Semih, i cili tregon se rrugëtimi nuk ka qenë i lehtë e as nuk ka ndodhur shpejt.

Gjithçka ka filluar kur ai ka studiuar menaxhim turizmi në Turqi dhe Holandë, e tek në vitin 2007 kishte filluar karrierën në biznes mikpritës.

Gjatë kësaj periudhe, ai kishte punuar në hotele të shumta dhe në departamente marketingu.

Në moshën 29-vjeçare, ai ishte bërë menaxher i shitjeve dhe ishte prej menaxherëve më të rinj të shitjes në Turqi. Stacioni i tij i fundit ka qenë “W Istanbul”.

Në foto: Semi Hazar

Çfarë e bën hotelin kaq të suksesshëm dhe të përshtatshëm për të qëndruar?

“W” është brend i njohur luksoz në botë. Çfarë e dallon këtë nga brendet tjera luksoze është se ofron forma të ndryshme të luksit, të cilat janë përtej të zakonshmes.

“W Istanbul” është shumë i suksesshëm për shkak të lokacionit të mirë, cilësisë me histori prej 300 viteve të vjetër e deri te atmosfera shumëngjyrëshe. Në anën tjetër, nuk mund të mohohet as “Secret Garden”, e cila është pjesa ku hoteli i organizon ahengjet dhe ndejat e paharrueshme.

Yjet botërore që kanë qëndruar në “W Istanbul Hotel”

Hoteli ka pasur shumë mysafirë interesantë, por padyshim se disa prej tyre mbesin të veçuar.

Këngëtari amerikan Tyga, Rihanna dhe Amy Winehouse janë vetëm disa prej emrave më të njohur botërorë që kishin vendosur ta kalonin një natë apo më shumë në këtë hotel.

Vlen të ceket se hoteli së fundmi e ka mirëpritur edhe këngëtaren dhe modelen e njohur shqiptare, Morena Tarakun.

“Ashensori më i mirë për t’u puthur” – çmimi interesant të cilin e ka fituar hoteli

Para disa viteve, në një ekspozitë turizmi të organizuar në Amerikë, ashensori i hotelit ishte vlerësuar si “ashensori më i kënaqshëm për t’u puthur”.

Me atmosferën e errët, muzikën në prapavijë, parfumin e veçantë të krijuar për brendin “W”, dizajnin e pasur me gurë Swarovski dhe drita rozë, patjetër se ky ashensor është eksperiencë më e dalluar sesa çdo ashensor tjetër që e keni parë.

Ashensori në “W Istanbul Hotel”, i cili ka muzikë, dizajn me gurë Svarowski dhe aromë të veçantë

Pse do t’ua rekomandonit këtë hotel të gjithë shqiptarëve nga Kosova dhe Shqipëria që duan ta vizitojnë Stambollin?

“Ne tërë kohën në festat dhe ndejat që i organizojmë lëshojmë këngë nga Dua Lipa, Rita Ora, Era Istrefi dhe Bebe Rexha. A nuk mendoni se kjo është një arsye mjaft e mirë për të na vizituar? Unë mendoj se mysafirët nga Kosova dhe Shqipëria do të kalojnë shumë mirë tek ne për shkak të lokacionit të përshtatshëm ku gjendemi dhe konceptit unik.

Hoteli gjendet në pjesën më të famshme të qytetit. Ne jemi të rrethuar nga kafenetë, baret, restorantet. ‘Besiktas Old Bazar’, Bosfori (pjesa e detit) dhe Dolmabahce janë pak minuta larg në këmbë. Taksimi dhe Nisantasi po ashtu janë pak minuta larg me taksi.

Përveç këtyre, çmimet tona janë më të lira krahasuar me hotelet tjera me pesë yje dhe, për shkak se i kemi vetëm 140 dhoma, ne mund të ofrojmë shërbim të personalizuar për secilin mysafir”, ka treguar Hazar.

Përndryshe ai ka një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me agjencinë kosovare të udhëtimeve “MAX Travel”, përmes së cilës mund t’i merrni ofertat më të mira për këtë hotel, por edhe për hotelet tjera kudo në Stamboll.

Krenarinë për origjinën e tij, ai e shpreh edhe duke e vizituar Kosovën dhe Shqipërinë

Përveç se vazhdimisht tregon se është shqiptar dhe ndihet krenar për këtë, ai këtë krenari e ka shprehur edhe duke e vizituar Kosovën dhe Shqipërinë. Prishtina, Prizreni dhe Gjilani janë disa prej qyteteve që i ka parë dhe i kanë pëlqyer.

Ndonëse Semih Hazar nuk ka shpenzuar shumë kohë në Shqipëri, ai ka pasur mundësinë ta sheh vetëm Tiranën dhe Durrësin, të cilat po ashtu i kanë pëlqyer.

Përndryshe, ai ka treguar se do të vjen prapë në Kosovë, ku planifikon t’i merr me vete edhe babanë, nënën dhe motrën të cilët nuk kanë qenë ende.

Lehtësimi për shqiptarët që ta vizitojnë hotelin e menaxhuar nga Semih Hazar

Semih Hazar ka bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me agjencinë kosovare të udhëtimeve “MAX Travel”.

MAX Travel përveç se ofron çdo ditë oferta me çmime jashtëzakonisht të përshtatshme për në Stamboll, ajo ofron edhe ofertën më të mirë për të vizituar hotelin e menaxhuar nga Hazar në Stamboll.

Prandaj, shfrytëzoni ofertat e vjeshtës me çmime ekskluzive nga MAX Travel për t’u siguruar se do ta keni një pushim të këndshëm me kosto të volitshme.

Lidhur me ofertat dhe çdo informacion shtesë, kontaktoni në:

Tel: 038 754 754  ose  049 754 754  
Ueb faqe: https://maxtravel.al/
E-mail: info@maxtravel.al

Artikull i sponzorizuar

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
Dashamirës që ‘hedhin kripë’: Tri shenjat e horoskopit që priren të flasin pas krahëve

Dashamirës që ‘hedhin kripë’: Tri shenjat e horoskopit që priren të flasin pas krahëve

Astrologji
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Kalo në kategori