LAJMI I FUNDIT:

Auto Mita prezanton Renault Captur 2020 – dizajn të mahnitshëm, enterier të madh e çmim të volitshëm

Auto Mita prezanton Renault Captur 2020 – dizajn të mahnitshëm, enterier të madh e çmim të volitshëm

Si lider në segmentin e SUV, Renault Captur ka shitur miliona vetura përgjatë 90 shteteve të ndryshme qysh prej lansimit për herë të parë në vitin 2013.

Modeli i ri, Renault Captur 2020, vërtet se është SUV më kompakte me dizajn të jashtëzakonshëm, enterier me hapësirë të madhe dhe performancë dinamike, të cilat e bëjnë rrugëtimin tuaj të sigurt e të rehatshëm!


Kjo vuloset edhe nga vlerësimi prej 5 yjeve nga EuroNCAP – organizatë e pavarur evropiane e cila i teston veturat në aspektin e sigurisë.

Captur i ri është një prej veturave më të sigurta në segmentin e vet, me karakteristika të avancuara të sigurisë, siç është Sistemi i Avancuar i Frenimit Emergjent (AEBS), lajmërimi për ndërrimin e shiritit, asistimi për mbajtjen e shiritit, detektimi i këmbësorëve e çiklistëve, etj.

Veç kësaj, modeli më bazik i kësaj veture, që përafërsisht ka një çmim prej vetëm 14,990 eurove, vjen me drita LED, sensorë të shiut, Cruise Control, kufizues të shpejtësisë e shumëçka tjetër!

Auto Mita, si distributor i autorizuar i brendeve Renault, Dacia dhe Nissan, vazhdimisht sjell ofertat më të mira dhe trendet më të reja për konsumatorët e vet, duke ofruar test drive dhe mundësi të ndryshme financimi.