LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me Lida Tohidi nga San Francisco – Folësja më e re e AllWeb Albania 2019

Njihuni me Lida Tohidi nga San Francisco – Folësja më e re e AllWeb Albania 2019

Lida Tohidi ka përvojë 11 vjeçare për marketingun dixhital, menaxhimin e programeve dhe planifikimin strategjik.

Ajo në 6 vitet e fundit është përqëndruar në menaxhimin e ekipeve të teknologjisë dhe ekipeve në rritje, si dhe në këshillimin e kompanive të drejtuara nga një mision i përbashkët.


Iniciativat dhe ekipet që ka drejtuar Lida përfshijnë: lançimin e një inkubatori kombëtar, këshillimin dhe punën me startupe që kanë mbledhur mbi 500 milionë € dhe arritjen e fitoreve në gara ndërkombëtare, siç është çmimi “Google Startup Battle” nga 1000+ ekipe.

Lida ka pasur përvojë në inicimin, udhëheqjen dhe përfundimin e projekteve në Australi, Bénin, Kanada, Francë, Itali, Japoni, Malajzi, Zvicër, Emiratet e Bashkuara Arabe, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA. Ajo ka jetuar dhe punuar në të gjitha kontinentet (megjithëse ende pret një ftesë nga Antarktida: D), dhe flet mirë 3 gjuhë (ndërsa punon në 3 të tjera).

Lida është gjithashtu shumë e apasionuar pas larmishmërisë dhe përfshirjes në teknologji dhe më gjerë dhe e ka përfaqësuar pasionin e saj përmes të folurit në publik. Vetëm në vitin 2018, Lida foli në 25 evente dhe konferenca për këto tema. Së fundmi, ajo drejton një program ‘mastermind’ që ka pasur rezultate të mahnitshme. Më shumë informacion gjeni në http://pidaar.com.

Më poshtë mund të gjeni një prezantim të bërë nga Lida në vitin 2018, në kuadër të programit “Mindfulness for Achievers”.

Për sponsorizime, bileta apo informacione më të detajuara kontaktoni me:
Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose gerti@newmedia.al
Si edhe me Darko Buldioski, në 070/ 30 70 40 ose në darko@newmedia.mk
ose mund të blini biletën tuaj në https://allweb.al/tickets/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X

Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X

Teknologji
Kalo në kategori