LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me gruan e Granit Xhakës, yllit të Arsenalit dhe Zvicrës

Njihuni me gruan e Granit Xhakës, yllit të Arsenalit dhe Zvicrës

Granit Xhaka shpresojmë se do të shkëlqejë për Zvicrën në Euro 2020, por ai do të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes për shkak të bashkëshortes së tij, Leonita Lekajt.

Ylli i Arsenalit dhe Leonita kanë dy fëmijë, me vajzën e dytë që erdhi në jetë këtë prill, shkruan daily star.co.uk.

Ajo shpesh publikon fotografi të tyre në rrjete sociale, ndërsa deri më tani numëron 200 mijë ndjekës vetëm në Instagram.


View this post on Instagram

A post shared by LEONITA XHAKA (@leonita.x)

Xhaka dhe Leonita kanë qenë së bashku që nga koha kur ishte pjesë e klubit Borussia Monchengladbach në 2015.

Ata u fejuan në qershor të vitit 2016, të cilët njëherësh u martuan një vit më vonë, në korrik të 2017.

Të gjitha lajmet nga Leonita Lekaj
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Leonita Lekaj

Ajo ka lindur në Shqipëri dhe është rritur në Prishtinë, Kosovë. Sidoqoftë familja e saj u transferua në rajonin e Ruhr të Gjermanisë.

Granit Xhaka dhe Leonita Lekaj (Foto: Instagram)

Përveç fotove në mediet sociale, dyshja duket se qëndrojnë të qetë dhe të lumtur në jetën e tyre private.

Në ditëlindjen e Xhakës shtatorin e kaluar, Leonita postoi një seri fotografish të yllit me një mesazh emocional.

Në të shkruhej: “Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës sime”.

“Jam shumë e lumtur që të kam në jetën time, për sa kohë që të kam pranë meje e di se gjithçka është e mundur”.

Foto: Shutterstock

Pavarësisht se e ardhmja e Xhakës në Arsenal akoma nuk dihet, mesfushori këtë kohë është tejet i përqendruar në Kampionatin Evropian.

Ai tha: “Gjithmonë ka zëra sapo të hapet tregu i transferimeve, por nuk dua të flas për të ardhmen time”.

“Unë jam 100 për qind i përqendruar këtu me ekipin kombëtar dhe dua ta mbaj atë deri në fund të turneut. Çfarë ndodh më pas, atëherë do të njoftoheni. Unë jam në formë dhe i motivuar dhe shpresoj të bëj shumë gjëra në këtë turne për ekipin tim”. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka)

Në trend Magazina

Më shumë
Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Magazina
Shkelzeni, i eliminuari i radhës nga Big Brother VIP Albania 4

Shkelzeni, i eliminuari i radhës nga Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Zbulohet 'skema e mashtrimit' të Jozit dhe Valbonës - dyshja gënjyen banorët sikur kanë qenë në lidhje para dy viteve

Zbulohet 'skema e mashtrimit' të Jozit dhe Valbonës - dyshja gënjyen banorët sikur kanë qenë në lidhje para dy viteve

Magazina
Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Publikohen sekuencat e plota në 'Prime' - si ia gjuajti Gjesti vezën me forcë Vserlos në fytyrë

Publikohen sekuencat e plota në 'Prime' - si ia gjuajti Gjesti vezën me forcë Vserlos në fytyrë

Magazina
Kalo në kategori