Gjithçka rreth formacionit të ekipit FaZe dhe sukseseve të tyre gjatë vitit 2021/22 do t’i mësoni në këtë artikull.

FaZe Clan, ekipi i përberë nga lojtarë nga vende të ndryshme të botës, është njëri ndër ekipet më të mira të CS:GO në botë, ku për momentin renditen në vendin e dytë të ranglistës botërore.

I udhëhequr nga veterani 'karrigan', ekipi FaZe është duke shkuar rrugës së duhur për t’u bërë ekipi më i mirë i botës.

Lojtari me më së shumti paraqitje te ekipi FaZe është lojtari norvegjez Rain, i cili është pjesë e ekipit qysh nga dita e parë e krijimit të ekipit, Rain është pjesë e ekipit FaZe prej më shumë se 6 vitesh.

Ndryshimi i fundit tek ekipi FaZe është ardhja e yllit estonez Ropz, i cili zëvendësoj veteranin olofmeister.

Shuma e fituar e çmimeve nga ekipi i FaZe arrin vlerën rreth 600 mijë euro në garat profesionale gjatë vitit 2021/22, ku shumica e kësaj shume vjen nga turneu i fituar në vitin 2022 IEM Katowice.

Më poshtë e gjeni listën e plotë të ekipit FaZe si dhe rezultatet nga garat e vitit 2021/22:


SteelSeries Invitational 2021 - #2 BLAST Premier Spring Groups 2021 - #4-6 IEM KATWOICE 2021 - #9-12 ESL Pro League Season 13 - #17-20 IEM Summer 2021 Closed Qualifier - #5-6 DreamHack Masters Spring 2021 - #13-16 Flashpoint 3 - #13-16 BLAST Premier Spring Final 2021 - #7-8 Gamers Without Borders 2021 - #5-6 IEM Cologne 2021 Play-In - #1-4 IEM Cologne 2021 - #3-4 Pinnacle Fall Series 1 - #3-4 ESL Pro League Season 14 - #13-16 IEM Fall 2021 Europe Closed Qualifier - #1-8 BLAST Premier Fall Groups 2021 - #4-6 IEM Fall 2021 Europe - #9 PGL Major Stockholm 2021 Challengers Stage - #1-2 PGL Major Stockholm 2021 - #9-11 BLAST Premier Fall Final 2021 - #5-6 IEM Winter 2021 - #9-12 BLAST Premier Spring Groups 2022 - #1-3 IEM Katowice 2022 Play-In - #1-4 IEM Katowice 2022 - #1
Finn “⁠karrigan⁠” Andersen Helvijs “⁠broky⁠” Saukants Russel “⁠Twistzz⁠” Van Dulken Robin “⁠ropz⁠” Kool Havard “rain” Nygaard Robert “RobbaN” Dahlstrom (trajner)

/Telegrafi/

telegrafi sport app