Benevento ishte një skuadër që u fut në Serie A, zhvilloi ndeshje, por që nuk la ndonjë shenje të madhe, duke u bërë klubi i parë që do të bie nga kategoria në këtë sezon.

Por të thuash se klubi që me të luajnë dy shqiptarë, Berat Gjimshiti dhe Ledian Memushaj, nuk dhuroi emocione, është gabim, pasi edhe pse tashmë me një këmbë në Serie B, ata kanë marr simpatinë e të gjithëve, pasi nuk dorëzohen lehtë.


Kur kishin marr 14 humbje, erdhi në barazimi me Milanin, madje me një gol të shënuar nga portieri Alberto Brignoli.

Janari solli shumë lojtarë të rinj në klub, me Cheick Diabate, që ishte një nga ta.

GettyImages 921664678 Cheick Diabate i Benevento. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Edhe pse askush nuk priti sulm nga ai, pasi kishte ardhur si huazim nga Osmanlispor, sulmuesi doli goditja më e madhe e vitit.

Sulmuesi shtatlartë tani ka 29 vjet, nuk është edhe aq i panjohur pasi që për gjashtë sezone ka luajtur te Bordeaux, ndërsa është edhe pjesë e kombëtares së Malit.

GettyImages 169728507 Cheick te Bordeaux . (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Ai është ende nën kontratë me klubin turk, por golat e shënuar në ndeshjet e fundit kanë habitur të gjithë në Serie A.

Kundër Veronas shënoi dy herë, ndërsa këtë e përsëriti edhe kundër Juvenusit.

GettyImages 941922096 Cheick Diabate duke festuar me Berat Gjimshitin . (Photo by Maurizio Lagana/Getty Images)

Edhe kundër Sassuolos ai shënoi dy herë.

Shtatë gola në 6 ndeshje ësjhtë rekordi i tij me gol të shënuar cdo 40 minuta që ai është në fushë.

GettyImages 161173696 Me kombëtaren e Malit . (Photo by Richard Huggard / Gallo Images/Getty Images)

Benevento do të bie nga Serie A, por në elitë mund të mbetet sulmuesi nga Mali, që po tregon se golat janë specialitet i tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app