LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me burrin që me veturën e tij sfidoi ligjin e gravitetit, u ngjit murit shkëmbor pa ndonjë problem (Foto/Video)

Njihuni me burrin që me veturën e tij sfidoi ligjin e gravitetit, u ngjit murit shkëmbor pa ndonjë problem (Foto/Video)

Vetura e tipit Jeep ka sfiduar ligjin e gravitetit, duke arritur të ngjitet në maje të një shkëmbi pothuajse vertikal.

Videoja mbresëlënëse e publikuar më poshtë, shfaq veturën  që bën tërheqje me të katër rrotat (4×4), duke sfiduar kështu ligjin e gravitetit dhe ngjitur shkëmbit 90 shkallë, transmeton Telegrafi.


Jeep shihet duke u ngjitur murit shkëmbor në parkun Sand Hollow në Utah. Ajo ngjitet ngadalë dhe disi arrin në maje të shkëmbit.

Chuck Converse, 35-vjeç, ishte shoferi që qëndroi prapa timonit të Jeep Wrangler prodhim i vitit 2006, dhe këtë gjë e arriti gjatë një pasdite të 20 janarit.

“Nuk jam frikësuar aspak, e kam bërë disa herë më parë, edhe pse është një tentim shumë i rrezikshëm”, ka deklaruar Chuck.

Ai e ka “pagëzuar” veturën e tij me të cilën u ngjit nëpër mur “Project Total Loss” të cilën e rindërtoi pasi iu shkatërruar në një aksident trafiku.

Videoja deri më tani është shikuar nga 600 mijë persona në profilin e Chuckut në Instagram. /Telegrafi/