LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me Audi RS7, ‘makinën e përsosur për ta vozitur në autostradë ku shpejtësia është e pakufizuar’

Njihuni me Audi RS7, ‘makinën e përsosur për ta vozitur në autostradë ku shpejtësia është e pakufizuar’

Kjo veturë Audi RS7 mund të duket si diçka e zakonshme nga jashtë, por nën “kapak”, është larg standardit.

Bëhet fjalë për një veturë e cila falë disa akordimeve dhe modifikimeve, prodhon 950 kuaj fuqi, përcjell Telegrafi.


Kështu, ajo mund të vlerësohet si diçka e përsosur për ta vozitur në autostradë ku shpejtësia është e pakufizuar.

Veç kësaj, kjo kupe e bukur me 4 dyer ka mjaft stil dhe performancë për të vënë në siklet shumicën e makinave në rrugë sot.

Fuqia e makinës vjen nga një motor V8 4.0-litërsh dhe fuqia dërgohet përmes një transmisioni automatik me 8 shpejtësi që e dërgon fuqinë në të katër rrotat përmes sistemit legjendar të Audi-t me të gjitha rrotat Quattro.

Kjo Audi RS7 mund të shpejtojë nga 0 në 60 në rreth 3.0 sekonda, gjë që është befasuese për një sedan me katër ulëse. /Telegrafi/