LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me Ai-Da, robotin e parë humanoid që mund të pikturoj (Foto)

Njihuni me Ai-Da, robotin e parë humanoid që mund të pikturoj (Foto)

Ekspozita AI robot humanodi” pritet të hapet këto ditë në Oxford, ku do të prezantohen veprat artistike të bëra në mënyrë të pavarur nga dora e një roboti, por që është monitoruar nga kamera.

Roboti Ai-Da ka marrë emrin nga matematikania angleze Ada Lovelace, dhe besohet të jetë roboti i parë me pamje ultra reale, që pikturon njerëz duke përdorur sytë dhe brushën në duar për të realizuar diçka artistike, transmeton Telegrafi.


Ekspozita e Ai-Da do të pritet të hapet në universitetin e Oksfordit më 12 qershor, ku do të prezantohen veprat artistike të realizuara nga roboti që përdor procesorët dhe algoritmet që gjithashtu i praktikojnë në mësime studentët e këtij universiteti.

Veprat artistike përfshijnë vizatim, pikturë, skulpturë dhe video, duke eksploruar kështu mes AI teknologjisë dhe jetës organike.

“Si pionerë të lëvizjes së re artistike AI, jemi të lumtur që kemi rastin t’ua prezantojmë Ai-Da, artisten e parë profesionale humanoide që krijon artin e saj si dhe performancat artistike”, ka deklaruar Aidan Meller. /Telegrafi/