LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me 8-vjeçaren me inteligjencë më të lartë se Ajnshtajni

Njihuni me 8-vjeçaren me inteligjencë më të lartë se Ajnshtajni

Brezi i ri akuzohet si i papërgjegjshëm, i paqëndrueshëm dhe se nuk ia di vlerën shkollës. Thonë, që preferojnë të kalojnë kohë në internet se sa të lexojnë a të bëjnë detyrat. Sidoqoftë, një vajzë 8-vjeçare nga Meksika del kundër gjithë këtyre stereotipeve

Sipas një testi inteligjence të bërë së fundi, IQ e Adhara Perez është më e lartë se e Albert Ajnshtajn dhe Stephen Hawking. Dy shkencëtarët kanë IQ të barabartë me 160, ndërsa Adhara 162.

8-vjeçarja është diagnostikuar me Sindromën Asperger, që përfshihet në spektrin autik. Sindroma shkakton vështirësi në zhvillim dhe në ndërveprimet shoqërore.


Për fat të keq, vajza ngacmohet nga shokët e klasës prej sindromës. Nallely Sanchez, nëna e 8-vjeçares, tha se kur Adhara po luante në një shtëpi lodre, shokët e klasës e mbyllën brenda dhe e lanë aty.

Bullizmi i shkaktoi depresion Adhara-s dhe si pasojë, nuk kishte më dëshirë të shkonte në shkollë. Edhe kur shkonte, flinte në bangë dhe nuk interesohej në mësim. Sanchez doli në përfundimin se shkolla nuk ishte mënyra e duhur për të edukuar të bijën. Ajo vuri re sjellje të pazakonta te Adhara dhe prandaj e vizitoi te një terapist të sjelljes.

Përmes disa testeve, zbuluan se 8-vjeçarja kishte një IQ tejet të lartë.

Adhara përfundoi filloren në moshën pesë vjeçare. Për një vit përfundoi 9-vjeçaren dhe pas dy vitesh, në moshën 8-vjeçare, u diplomua nga shkolla e mesme. Me këtë ritëm, është dhjetë vite para studentëve të tjerë.

Sipas Yucatan Times, Adhara po ndjek dy programe online për inxhinieri industriale në matematikë dhe sistemet e inxhinierisë. Sanchez ka në plan që Adhara të studiojë astrofizikë në University of Arizona, pasi ëndrra e të voglës është të bëhet austronate.

Mbi të gjitha, Adhara është edhe autore. Ajo botoi librin “No Te Rindas,” që do të thotë mos u dorëzo. Falë inteligjencës dhe influencës, ajo u përfshi në listën e grave të fuqishme në Meksikë, përpiluar nga Forbes.

Në raportimet vendase, thuhet se Adhara po punon për krijimin e një byzylyku që monitoron fëmijët me aftësi të veçanta. Byzylyku do të shërbejë për të parandaluar krizat dhe shpërthimet emocionale.

Burimi: Latin Post