LAJMI I FUNDIT:

Njëzetegjashtë prindër të famshëm që kanë binjakë (Foto)

Njëzetegjashtë prindër të famshëm që kanë binjakë (Foto)

Beyonce bëri bujë në shkurt të vitit 2017 duke zbuluar se ajo dhe burri Jay-Z prisnin binjakë: Fotografia e saj u bë shpejt posti më i pëlqyeri në Instagram  për vitin 2017. Por binjakët e këngëtares nuk janë të vetmit që për prindër kanë personazhe të famshme.

Për shembull, Enrique Iglesias dhe e dashura e tij, Anna Kournikova gjithashtu mirëpritën binjakët në dhjetor të vitit 2017 dhe i entuziazmonin fansat kur publikonin fotografitë e foshnjave të tyre në Instagram, shkruan Business Insider, transmeton Telegrafi.

Këtu janë 23 yje të tjerë që kanë binjakë :


Mariah Carey lindi Monroe dhe Maroken në vitin 2011. Sot, ata janë pesë vjeç.

Gjërat nuk ecën me babanë e binjakëve, Nick Cannon, dhe i njëjti kërkoi divorcin në dhjetor të vitit 2014.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt njoftuan lindjen e binjakëve Vivienne dhe Knox në maj të vitit 2008.

Binjakët 8-vjeçarë janë vetëm dy nga gjashtë fëmijët në qendër të procesit të divorcimit shumë të njohur të ish-çiftit Brad dhe Angelina

Jennifer Lopez dhe ish-burri Marc Anthony mirëpritën binjakët Max dhe Emme në vitin 2008.

JLo tha për Entertainment Tonight që fëmijët e saj e bëjnë atë të ndihet e re (është seriozisht e vështirë të besohet se këngëtarja është 47 vjeç).

“Ata ju mbajnë shumë të rinj dhe vrapojnë rreth e rrotull, prandaj dhe unë vazhdoj të kërcej dhe të luaj”, tha ajo për binjakët 8-vjeçarë. “Kjo ju mban shumë në formë dhe rinore po ashtu.”

Chris Hemsworth dhe gruaja e tij, aktorja spanjolle Elsa Pataky, kanë një vajzë me emrin India Rose, 4 vjeç, dhe dy djemtë me emrin Tristan dhe Sahsa, 2.

Hemsworth dhe Pataky janë shumë të rezervuar dhe kurrë nuk tregojnë fytyrat e fëmijëve të tyre në profilet e tyre të mediave sociale. Por ata kanë ndarë disa imazhe të tërthorta të fëmijëve të tyre.

Julia Roberts është nëna e binjakëve 12-vjeçarë Hazel dhe Phinnaeus – megjithëse shpesh nuk fotografohen së bashku.

Sarah Jessica Parker dhe bashkëshorti i saj Matthew Broderick kanë vajza binjake 7-vjeçare të quajtura Marion Loretta dhe Tabitha.

Shikoni një fotografi më të fundit të binjakëve në Instagram të Parkerit.

Këngëtarja Ricky Martin dhe partneri Jwan Yosef po rritin vëllezërit e binjakë Matteo dhe Valentino, të lindur nëpërmjet një nëne surrogate në vitin 2008.

Vajzat binjake të Rebecca Romijn, Charlie dhe Dolly, që tani janë 8 vjeç.

“Është e vështirë me binjakët, sepse ju pengon të jeni një nënë e shpejtë”, tha Romijn kohët e fundit. “Ju keni dy në të njëjtën kohë për t’u kujdesur, dhe ai që për ju ka nevojë më shumë është ai që ju merr. Dhe kështu tjetri duhet të qajë derisa të arrini tek ai”.

Holly Robinson Peete dhe ish-qendërmbrojtësi i NFL, Rodney Peete, mirëpritën binjakët Rodney Jr dhe Ryan në vitin 1997.

Në vitet e fundit, Peetes folën hapur për autizmin e Rodney Jr, duke u thënë se ai “u mësoi të gjithëve dashuri dhe respekt, dhe kjo është ajo që secili prej fëmijëve tanë ka nevojë”.

Julie Bowen pozoi për revistën”Modern Family” ndërsa ishte shtatzënë me djemtë e saj binjakë, John dhe Gustav, tani 7 vjeç.

Ajo i tha Huffington Post se këshilla e saj më e mirë për prindërit e binjakëve ishte të “miqësohej me lodhjen”.

Aktorja “Desperate Housewives”, Marcia Cross, lindi bijat e saj binjake, Eden dhe Savannah, në vitin 2007.

Ajo njëherë i tha se të qenit një nënë ishte “aq më mirë sesa e imagjinoja”.

Celine Dion kishte tre fëmijë me bashkëshortin e saj të ndjerë René Angélil: 16-vjeçari René-Charles dhe vëllezërit binjakë Eddy dhe Nelson, të dyja 6.

Binjakët festuan ditëlindjen e tyre të pestë dhe të gjashtë në Disneyland në Kaliforni.

Aktorja Jane Seymour lindi djemtë e binjakëzuar Jonathon dhe Kristopher në vitin 1995. Ajo që prej asaj kohe është ndarë nga babai i djemve, James Keach.

Binjakët Neil Patrick Harris dhe David Burtka Harper dhe Gideon, 6, u bartën nga një nënë zëvendësuese.

Harris njoftoi lindjen në Twitter, duke shkruar: “Të gjithë jemi të lumtur, të shëndetshëm, të lodhur dhe të pjekur”.

Michael J. Fox dhe gruaja Tracy Pollan mirëpritën vajzat e tyre binjake Aquinnah dhe Schuyler në vitin 1995. Vajzat tani janë 21 vjeçe.

Profilet e tyre në Facebook tregojnë se Schuyler merr pjesë në Kolegjin Pomona dhe Akuinna shkon në Universitetin Duke.

Geena Davis është fotografuar rrallë me fëmijët e saj, por ajo dhe bashkëshorti Reza Jarrahy kanë binjakë 12-vjeçarë me emrin Kian dhe Kaiis.

Ajo ishte 48 vjeç kur ajo lindi.

Aktorët Angela Basset dhe Courtney B. Vance janë prindër të binjakëve 10-vjeçarë Bronwyn dhe Slater.

Më 6 qershor 2017 George dhe Amal Clooney mirëpritën binjakët Ella dhe Aleksandër.

Një përfaqësues i yjeve u tha njerëzve se Amali dhe foshnjat janë të lumtur dhe të shëndetshëm.

Në të njëjtin muaj, ylli i futbollit Cristiano Ronaldo konfirmoi se ai ishte bërë babai i binjakeve të porsalindur.

Raportet e lëshuara në atë kohë nuk zbuluan identitetin e nënës së binjakëve.

Në qershor, Beyonce lindi grupin e vet të binjakëzuar: një djalë dhe vajzë të quajtur Sir dhe Rumi.

Më 14 korrik, këngëtarja ndau fotografinë e parë të binjakëve në Instagram.

Me ardhjen e binjakeve, Queen Bey dhe bashkëshorti i saj Jay Z tani janë prindër të tre fëmijëve. Vajza e tyre 5-vjeçare Blue Ivy u lind në vitin 2012.

Këngëtari Enrique Iglesias dhe e dashura e tij, ish-tenisti Anna Kournikova, mirëpritën binjakët me emrin Nikolas dhe Lucy në dhjetor të vitit 2017.

Ata kohët e fundit kanë prezantuar binjakët e tyre në Instagram.

Binjakët e Gordon Ramsay dhe Holly u bënë 18 vjeç më 31 dhjetor.

Binjakët festuan ditëlindjen e tyre në një ‘party’ të madh.

Madonna konfirmoi në shkurt të vitit 2017 se kishte adoptuar dy vajza 4 vjeçare nga Malavi me emrin Estere dhe Stella.

Madonna kishte adoptuar më parë dy fëmijë të tjerë nga Malavi, djali David dhe vajza Mercy (të dyja 11).

Zoe Saldana dhe burri i saj Marco Perego mirëpritën binjakët Cy dhe Bowie në vitin 2014.

Binjakët festuan ditëlindjen e tyre të tretë në nëntor, të cilën Saldana përkujtoi me një post në Instagram, ku ajo tha se do të “sigurohej që të rriteshin si burra të jashtëzakonshëm”.

Anna Paquin dhe Stephen Moyer u takuan në grupin e “Blood True”, dhe tani kanë pesë binjakë Poppy dhe Charlie.

Paquin dhe Moyer janë jashtëzakonisht privatë për fëmijët e tyre – ata nuk i kanë zbuluar emrat e tyre deri në nëntë muaj pasi kanë lindur.

BONUS: Pharrell Williams dhe gruaja Helen Lasichanh mirëpritën trinjakë më 31 janar 2017.

Emrat e trinjakëve ende nuk janë bërë të ditur. Williams dhe Lasichanh tashmë kanë një djalë, Rocket, i cili ka lindur në vitin 2008. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike

Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike "Provocativo"

Magazina
Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri

Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri

Magazina
Arioni vendoset në siklet nga pyetja e publikut rreth familjes së Dianës

Arioni vendoset në siklet nga pyetja e publikut rreth familjes së Dianës

Magazina
Kalo në kategori