LAJMI I FUNDIT:

Njeriu më i fuqishëm se të gjithë liderët botëror, ai bartë çantën e Trumpit me kodet e raketave bërthamore? (Foto)

Njeriu më i fuqishëm se të gjithë liderët botëror, ai bartë çantën e Trumpit me kodet e raketave bërthamore? (Foto)

Që kur Donald Trump ka marrë funksionin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, shpesh në media shfaqen informacione që do të duhej t’i dinin vetëm bashkëpunëtorët më të ngushtë të presidentit amerikan, raporton Daily Mail.

Për gabimin e fundit është përgjegjës miku i presidentit Trump, pasaniku dhe njëherit aktori, Richard de Agacio, i cili ka publikuar diçka në profilin e tij në Facebook të cilin nuk është dashur ta publikojë, transmeton Telegrafi.


Gjatë vikendit kur Trump po zhvillonte një takim me kryeministrin japonez Shinze Abe, DeAgacio nuk ka mundur të përmbahet pa fotografuar disa njerëz identiteti i të cilëve mbahet sekret.

Përdoruesit e rrjeteve sociale u ka interesuar më së shumti fotografia e mikut të Trumpit, i cili kishte pozuar me një burrë të quajtur Rick – që besohet të jetë njeriu i cili bartë çantën me kodet e bombave bërthamore.

Por takimi mes presidentit amerikan dhe kryeministrit japonez në vilën luksoze të Trumpit në Florida, u bë më serioze ku erdhi informacioni se Koreja e Veriut ka lansuar një raketë në drejtim të Japonisë, e cila mund të ketë kokë bërthamore.

Dhe brenda pak minutave tavolina ku ishin ulur u shndërrua në “dhomën komanduese të Pentagonit”, nga e cila Trump dhe Abe po ndiqnin me vëmendje situatën. Dhe në ato momente DeAgacio filloi të shkrep fotografi.

Vëmendje të veçantë ka fituar ajo me të cilën është fotografuar me burrin të cilin e ka prezantuar si “Rick”, e cila ka nxitur debate dhe huti në Facebook. Rick, është i angazhuar për bartjen e çantës me kodet e nevojshme që presidenti amerikan të kryej sulm bërthamor.

“Ky është Rick. Ai është njeriu që bartë çantën e presidentit për raste urgjente. Të ashtuquajturin “topin bërthamor”. Kjo çantë përmban të gjitha pajisjet e nevojshme që të lansojë një sulm bërthamor kur presidenti nuk është afër qendrës komanduese, siç është dhoma për situata të veçanta në Shtëpinë e Bardhë”, e kishte përshkruar në Facebook rolin e Rick-ut, miku i Trumpit.

Por kjo nuk është e tëra, miku i Trumpit para kësaj fotografie kishte shkruar në Facebook në detaje rreth takimit të presidentit amerikan me kryeministrin japonez, të cilët mbetën të habitur kur morën lajmin se Koreja e Veriut kishte lansuar një raketë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik: Na ka mbetur edhe një luftë - çlirimi i Republikës Serbe nga Bosnja dhe Hercegovina

Dodik: Na ka mbetur edhe një luftë - çlirimi i Republikës Serbe nga Bosnja dhe Hercegovina

Bosnja
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Kryebashkiaku i dhunshëm i Beogradit sulmoi fizikisht një qytetarë - ia rrëmben telefonin dhe ia hedh në tokë

Kryebashkiaku i dhunshëm i Beogradit sulmoi fizikisht një qytetarë - ia rrëmben telefonin dhe ia hedh në tokë

Serbia
A mund t'i arrijë Izraeli synimet pa armët amerikane?

A mund t'i arrijë Izraeli synimet pa armët amerikane?

Azia
Beteja e rrallë mes tankeve ruse dhe një të ukrainasve – pamjet nga ajri tregojnë si ushtarët e Zelenskyt shkatërrojnë makinerinë e Putinit

Beteja e rrallë mes tankeve ruse dhe një të ukrainasve – pamjet nga ajri tregojnë si ushtarët e Zelenskyt shkatërrojnë makinerinë e Putinit

Evropa
Pasojat e luftës në Ukrainë, Rusia në paradë shfaq vetëm një tank – dhe atë nga Lufta e Dytë Botërore

Pasojat e luftës në Ukrainë, Rusia në paradë shfaq vetëm një tank – dhe atë nga Lufta e Dytë Botërore

Evropa
Kalo në kategori