LAJMI I FUNDIT:

Njëri prej sulmuesve më të mirë në futbollin kosovar, Labinot Osmani, i jep fund karrierës

Njëri prej sulmuesve më të mirë në futbollin kosovar, Labinot Osmani, i jep fund karrierës

Labinot Osmani njëri prej sulmuesve më të mirë në Kosovë i ka dhënë fund karrierës si futbollist aktiv, me shtatë trofe të fituar në futbollin e Kosovës.

Vushtrriasi Osmani ishte dy herë ishte fitues i Superligës së Kosovës në futboll, me Hysin dhe Vushtrrinë.

Kupën e Kosovës e fitoi me Hysin po ashtu dhe me Prishtinën, ndërsa trofetë e Superkupës së Kosovës i ka të fituar me Hysin, Prishtinën dhe Vushtrrinë.


37-vjeçari karrierë ka bërë edhe te Trepça ’89, Feronikeli, Llapi e Dukagjini.

“Të dashur familjar, miq e futbolldashës. Me anë të këtij postimi dua t’iu njoftoj se pas një rrugëtimi të gjatë si futbollist, ka ardhur koha që këtij rrugëtimi t’i jap fund”.

“Edhe pse shumë e vështirë ta merrja këtë vendim, mendoj se ka ardhur momenti t’i them lamtumirë futbollit aktiv”, ka shkruar Osmani në llogarinë e tij në Facebook të enjten.

Osmani ndër vite edhe konsideruar si njëri prej sulmuesve më të mirë në futbollin kosovar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lirohen dy të arrestuarit për plagosjen e së mërkurës në Bielefeld, pas seancës për vrasjen e boksierit kosovar

Lirohen dy të arrestuarit për plagosjen e së mërkurës në Bielefeld, pas seancës për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Boks
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Boks
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
E ardhmja e tre yjeve të Liverpoolit: Dy po qëndrojnë, një po largohet

E ardhmja e tre yjeve të Liverpoolit: Dy po qëndrojnë, një po largohet

Premier League
Kalo në kategori