Postieri Lee Chapman, i cili është identik në dukje me Jamie Vardyn, ka arritur ta mashtrojë gjithë qytetin dhe madje të hyjë në autobusin e Leicester Cityt, ku skuadra festonte titullin.

Ai ka arritur ta realizojë ëndrrën e çdo qytetari të Leicesterit falë ngjashmërisë me sulmuesin kryesor të ekipit.


Vardy

Chapman kishte veshur fanellën e klubit dhe falë ngjashmërisë me lojtarin, atë e kanë marrë me vete në autobus për të festuar.

Më së shumti është befasuar vet Vardy kur e ka parë ‘binjakun’ e tij.

vardy2

Paraprakisht, Lee Chapman kishte ecur nëpër qytet, ku njerëzit e kanë ndalur dhe janë fotografuar me të duke menduar se ishte futbollisti i Leicesterit. /Telegrafi/

telegrafi sport app