Autoriteti i lartë shëndetësor i Suedisë thotë se njerëzit që kanë pasur coronavirusin ka të ngjarë të jenë imunë të paktën gjashtë muaj pasi të infektohen, pavarësisht nëse ata kanë zhvilluar antitrupa apo jo.
Në udhëzimet e reja të botuara të martën, Agjensia Suedeze e Shëndetit Publik njofton se personat që tashmë janë shëruar prej Covid-19, nuk u ekspozohen njerëzve që janë të prekur prej coronavirusit, pasi që nuk ka raste që një person të riinfektohet.
“Ne nuk shohim raste kur njerëzit sëmuren dy herë nga Covid-19”, tha epidemiologu Anders Tegnell gjatë një konference për shtyp në Stokholm. “Prandaj, vlerësimi ynë është që nëse prekeni nga Covid-19, do të bëheni imun për një kohë edhe nëse nuk zhvilloni antitrupa”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.
Por agjensia gjithashtu tha që njerëzit që konsiderohen të imunizuar mund të veprojnë ende si bartës të virusit në shoqëri, dhe për këtë arsye duhet të vazhdojnë të respektojnë udhëzimet për distancim shoqëror dhe higjienën.
Reagimi i antitrupave ndaj Covid-19 është duke u studiuar nga afër në të gjithë botën për indikacionet se sa mund të zgjas imuniteti.
Një studim i kohëve të fundit nga “King’s College London” tregoi se niveli i antitrupave mund të bjerë në një shkallë që i bën ata të padukshëm, menjëherë pas tre muajve nga infeksioni. Sidoqoftë, trupi krijon edhe forma të tjera të përgjigjeve ndaj imunitetit, duke përfshirë nga të ashtuquajturat T-qelizat, të cilat duket se luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen kundër rindërtimit me Covid-19, shkruan Bloomberg.
Hulumtimet nga Instituti Karolinska i Suedisë kanë treguar se rreth dy herë më shumë njerëz të infektuar nga Covid-19, kanë zhvilluar një imunitet të ndërmjetësuar nga qeliza T, sesa ata që kanë një nivel të detektueshëm të antitrupave.
Ndryshe, Suedia aktualisht ka një nga nivelet më të larta të vdekjeve në botë, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins, ku deri më tani ka 78166 persona të infektuar dhe 5646 të vdekur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Armëpushimi në rrezik? Izraeli 'anulon' lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë