LAJMI I FUNDIT:

“Njerëzit e mirë tradhtojnë partnerët, sepse janë të uritur për dashuri”

“Njerëzit e mirë tradhtojnë partnerët, sepse janë të uritur për dashuri”
dreamstime

Partnerët që tradhtojnë mund të jenë, besoni apo jo, njerëz të mirë

Nëse keni qenë të uritur për një kohë të gjatë, do të dëshironi të hani disa ushqime të padëshiruara dhe pasi ta hani, do të ndiheni në faj dhe do të pendoheni që nuk keni ngrënë një vakt më të shëndetshëm, shpjegon terapistja dhe autorja Mira Kirshenbaum.


– Njerëzit e mirë që tradhtojnë partnerin zgjohen natën, kanë një ndjenjë faji dhe pyesin veten se çfarë të bëjnë dhe pse u ndodh mu atyre – shkruan Mira Kirshenbaum, autorja e librit ‘When Good People Have Affairs: Inside the Hearts & Minds of People in Two Relationships’, transmeton Telegrafi.

Terapistja e martesës dhe familjes, autore e shumë librave bestseller, vendosi të zbulojë se si edhe njerëzit e mirë mund të tradhtojnë dhe këshillon se pas tradhtisë të dy partnerët të gjejnë rrugën e marrëdhënieve dashurore më të lumtura dhe më të qëndrueshme.

Njerëzit e mirë tradhtojnë sepse janë të uritur për dashuri dhe autorja e krahason këtë me ushqimin e pashëndetshëm.

Nëse keni qenë të uritur për një kohë të gjatë, do të dëshironi të hani disa ushqime të padëshiruara dhe pasi ta hani, do të ndiheni në faj dhe do të pendoheni që nuk keni ngrënë një vakt më të shëndetshëm, konstaton Kirshenbaum.

I dashuri i pakënaqur në një lidhje nuk do të gjejë rrugëdalje tjetër, do fajësojë partneren për situatën e keqe në lidhje dhe do ta tradhtojë nga uria për dashuri. Në një situatë të tillë shpesh mbizotëron pakënaqësia dhe partneri shihet në një këndvështrim negativ, ndërsa i dashuri në një këndvështrim pozitiv.

Kur vendosni të rregulloni gjërat në një marrëdhënie, qoftë me një partner të qëndrueshëm apo me atë që keni tradhtuar, duhet të dini se do të përballeni me një furi zemërimi dhe lëndimi.

– Do të duhet të përpiqesh të rindërtosh besimin dhe të bësh të zgjedhurit e zemrës të ndihen sërish të dashuruar – thotë Mira. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Këshilla Lifestyle
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Si të lajmë lodrat prej pelushi

Si të lajmë lodrat prej pelushi

Këshilla dhe ide
Çfarë puthjesh dëshirojnë meshkujt, çfarë femrat?

Çfarë puthjesh dëshirojnë meshkujt, çfarë femrat?

Lifestyle
Të drejtat dhe obligimet e trashëgimtarit në procedurën trashëgimore: Testamenti dhe gjithçka që duhet të dini

Të drejtat dhe obligimet e trashëgimtarit në procedurën trashëgimore: Testamenti dhe gjithçka që duhet të dini

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori