“Një djalë në turmë”, fotografia mahnitëse e një fëmije liberian që përpiqej të rimerrte topin e tij në një turmë në një festival që rrethohej nga ushtarë të armatosur, të marra nga Fotografi Britanik Jonathan Banks, u zgjodh si fituese e përgjithshme e Siena International Photo Awards 2019 (SIPA).

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Banks, një fotograf profesionist fitues i çmimeve dhe vullnetar i Kryqit të Kuq Britanik, i cili shpesh punon me organizata joqeveritare, goditi imazhin fitues në Monrovia, kryeqytetin e Liberisë, ndërsa punonte për International Alert, një organizatë për ndërtimin e paqes.


Ndryshe, fotografë fitues në konkursin që këtë vit erdhën nga 161 vende, morën çmime më 26 tetor në një ceremoni në Teatrin historik Rinnovati në Siena, Itali.

Gara SIPA është e hapur për fotografë profesionistë, amatorë dhe studentë nga e gjithë bota dhe gjykohet nga një panel ndërkombëtar që përfshin fotografë, redaktorë dhe blerës të fotografive të njohura. /Telegrafi/

xx1 8

xx2 4

xx3 4

xx4 5

xx5 4

xx6 3

xx7 3

xx8 2

xx9 2

xx10

xx11

xx12