LAJMI I FUNDIT:

Njëqind vjetori i themelimit të PEN International

Njëqind vjetori i themelimit të PEN International

Në kuadër të bashkëpunimit kulturor Shqipëri-Kosovë, PEN Qendra e Shqipërisë dhe PEN Qendra e Kosovës,  sot në Tiranë shënuan 100-vjetorin e themelimit të PEN International.

Me këtë rast u zhvilluan një varg aktivitetesh letrare dhe u ndanë çmime dhe mirënjohje për vepra dhe veprimtari letrare.


Fjalë mbajtën Entela Kasi, kryetare e PEN Qendrës së Shqipërisë dhe Binak Kelmendi, kryetar i PEN Qendrës së Kosovës. Gjithashtu, Besnik Mustafaj paraqiti kumtesën 100- vjetori i PEN-it International.

Në kuadër të aktivitetit u nënshkrua Akti i Marrëveshjes për themelimin e Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë PEN ( Shqipëri- Kosovë), që do të mbahet një vit në Prishtinë e vitin pasues në Tiranë.

Në këtë përvjetor, çmimi për vepër letrare iu nda Ibrahim Berishës për veprën me tregime “Aroma e qiellit” dhe Besnik Mustafajt për veprën “366 rrëfenja për të ndjellë gjumin”. Me mirënjohje të veçanta u nderuan: Milazim Krasniqi, Avni Spahiu, Sadik Bejko dhe Mal Berisha.

Gjithashtu, u zhvillua një diskutim i gjerë për përkthimin e letërsisë shqipe në gjuhë të ndryshme të botës, me ç’rast referuan Avni Spahiu dhe Ben Andoni. Më pas u promovua revista letrare dhe kulturore “PEN Kosova”, ku fjalën e paraqiti kryeredaktori i saj, Osman Gashi.

Në trend Kultura

Më shumë
Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Kulture
VDES NGADALË

VDES NGADALË

Poezi
Kanti dhe çështja për paqen

Kanti dhe çështja për paqen

Analiza
Piruni

Piruni

Daut Dauti
Rilindja evropiane dhe ndikimi në histori

Rilindja evropiane dhe ndikimi në histori

Kulture
“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

Kulture
Kalo në kategori