Sot në orën 07:30 ka filluar bllokada e re e gjykatës në Novi Sad. Gjatë dy ditëve të mëparshme, deputetë të opozitës dhe këshilltarë bashkiakë kanë bllokuar godinën e gjykatës.

Gjatë të dyja ditëve të bllokadës ka pasur një sërë incidentesh, sidomos gjatë ditës së djeshme, transmeton Telegrafi.


Ndërkaq, Prokuroria e Lartë në Novi Sad njoftoi se 11 persona janë arrestuar për shkak të rënies së çatisë në stacionin e trenit në Novi Sad.

Ish-ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Goran Vesiq ka njoftuar mëngjesin e sotëm në llogarinë e tij X lidhur me informacionin se ai është një nga 11 të arrestuarit për tragjedinë në Novi Sad.

Ai ka shkruar se nuk është arrestuar, por se i është përgjigjur vullnetarisht thirrjes nga autoritetet e sigurisë.

Në anë tjetër, deputetja Marinika Tepiq ka falënderuar të gjithë “për këmbënguljen”. /Telegrafi/

2 29

3 21

4 16

6 11

7 10

8 5

9 5