Një vit që nga vdekja e Chadwick Boseman - të famshmit e përkujtojnë aktorin përmes rrjeteve sociale

Të famshmit kanë nderuar të shtunën në rrjete sociale Chadwick Boseman pasi u bë një vit që nga vdekja e tij.
Boseman, i cili luajti Jackie Robinson dhe James Brown para se të frymëzonte audiencën në mbarë botën si Black Panther në ekskluzivitetin e filmave të Marvel, vdiq në vitin 2020 në moshën 43 vjeçare nga kanceri.
Aktorja e “Black Panther”, Lupita Nyong'o, ka ndarë një fotografi ku shfaqet duke qeshur me Boseman me anë të të cilës shpreh mungesën e madhe që i ka krijuar.
"Nuk e dija se mund të më mungonte e qeshura dhe heshtja e tij në mënyrë të barabartë. Unë e di. Unë po ... Një vit pas vdekjes së tij, kujtimi i Chadwick mbetet i gjallë në mua", ka shkruar ajo.
Aktorja Viola Davis gjithashtu ndau një fotografi me aktorin.
“Këtë ditë, vitin e kaluar ju u larguat nga kjo botë. Je duke na munguar”.
Kerry Washington e quajti Boseman një "Mbret" dhe theksoi se i po mungonte shumë.
Marvel Studios ndau po ashtu një postim mbi njëvjetorin e vdekjes së artistit.
https://twitter.com/kerrywashington/status/1431658542021300226
“Duke nderuar mikun tonë, inspirimin dhe mbretin tonë, Chadwick Boseman”, thuhet në postim e Marvel.
Aktori amerikan luajti edhe në filma të tjerë, duke përfshirë edhe interpretimin e James Broën në “Get On Up” dhe Thurgood Marshall në “Marshall”. /Telegrafi/



























































