Një vit më parë, më 13 mars qytetarët e vendit tonë u përballën me një sfidë të madhe, atë të një virusi të panjohur, COVID-19, ku edhe u paraqitën dy rastet e para të infektimit me këtë virus.
“Stresi, panika, ngarkesa psiqike ishin pothuajse jashtë çdo norme, si për stafin shëndetësor po ashtu për qytetarët tanë…”, kështu e kujton ditën e parë të dy rasteve të para të infektimit me virusin Sars Cov 2, infermieri i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) si dhe kryetari i Sindikatës së infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë, Fitim Havolli.
Përmes një statusi në rrjetin social në Facebook, Havolli e bën një krahasim të ditës së parë të paraqitjes së dy rasteve të para, 13 mars 2020 dhe të ditës së sotme 13 mars 2021.
“Sot u bënë një vit. Rastësisht kemi qëlluar edhe sot kujdestar po në të njëjtën datë dhe në të njëjtin repart të Klinikës Infektive,Rep.”B”. Dua ti bëjë dy krahasime të një viti paraprak kur u lajmëruan dy rastet e para në Kosovë me COVID-19-të me 13 Mars 2020 dhe të ditës së sotme 13 marsit 2021. Më kujtohet si sot, kur para një viti raste i kishim vetëm dy pozitive ne nivel vendi dhe të hospitalizuar po të njëjtit , por kishim shumë të panjohura të mëdha rreth këtij virusit dhe rreziqet e tij në raport me njerëzimin gjithandej. Stresi, panika, ngarkesa psiqike ishin pothuajse jashtë çdo norme, si për stafin shëndetësor po ashtu për qytetarët tanë, ndërsa sot, kemi mjera raste pozitive dhe të hospitalizuar me COVID-19-të, por që tani ka shumë më shumë të njohura dhe shumë me pak panik e stres, duke ju falënderuar një pune kolosale ekipore profesionale të profesionistëve shëndetësor, Infermierë/e mjekë dhe staf tjetër mbështetës”, ka shkruar Havolli në Facebook.
Ndryshe, edhe një vit më pas, kjo luftë ende po vazhdon ku sot Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publikë të Kosovës (IKSHPK), raportoi se janë regjistruar 578 raste të reja të infektuarve me COVID-19 në vend si dhe tetë persona kanë humbur jetën, duke e çuar numrin në total të të vdekurve që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, 1 mijë e 696 persona. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite