LAJMI I FUNDIT:

Një vit nga fitorja e LVV-së më 14 shkurt, opozita e quan Qeverinë Kurti si më të dobëtën nga të gjitha qeveritë e pasluftës

Një vit nga fitorja e LVV-së më 14 shkurt, opozita e quan Qeverinë Kurti si më të dobëtën nga të gjitha qeveritë e pasluftës

Sot janë bërë një vit nga mbajtja e zgjedhje të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, ku Lëvizja Vetëvendosje doli fituese duke marrë mbi 50 për qind të votave nga qytetarët.

Për punën një vjeçare të ekzekutivit kritika patën partitë opozitare.

Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, deklaroi se Qeveria Kurti është më e dobëta nga të gjitha qeveritë e pasluftës. Ai tha se përpos rritjes së çmimeve e mungesës së vizionit në politikën e jashtme, kjo Qeveri s’ka arritur asgjë.


“Sot janë bërë një vit që nga zgjedhjet parlamentare, ku Lëvizja Vetëvendosje fitoi 50 për qind të votave. Kemi të bëjmë me një qeveri shumë të dobët, që përveç shtrenjtimit të çmimeve, mungesës së vizionit të politikës së jashtme, nuk ka prodhuar diçka. Kjo Qeveri për këtë vit do të njihet si më e dobëta në histori të pasluftës”, deklaroi Tahiri.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri e cilësoi Qeverinë Kurti, si qeveri të dobët.

Ai tha se Qeveria aktuale e ka stagnuar vendin në shumë sfera, derisa theksoi se kryeministri Albin Kurti nuk ka vizion.

“Gjatë këtij viti sa ka qeverisë LVV, dhe sot kur kemi një vjetorin kur kjo parti ka fituar zgjedhjet, PDK me grupin e saj parlamentar është munduar të tregojë konstruktivitet dhe ti përkrahë të gjitha politikat të cilat janë të rëndësishme për qytetarët. Kemi ngrit zërin tonë për pakënaqësitë për mosangazhimin e Qeverisë në shumë fusha. Kemi pa një qeverisje prej më të dobëtave që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës”, tha Tahiri i PDK-së.

Ai shtoi se asnjë anëtarësim nuk kemi pasur në organizata ndërkombëtare dhe asnjë njohje nuk ka ardhur gjatë këtij një vjetori të Qeverisë Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot i vranët dhe me riga shiu

Lajme
Kalo në kategori