LAJMI I FUNDIT:

Një vit në krye të shtetit, gazetarët thonë se Qeveria Kurti është jo transparente

Gjatë një viti të qeverisjes së kryeministrit, Albin Kurti, transparenca e kabinetit qeveritar karshi mediave nuk ishte në nivelin e duhur.

Gazetarët kanë kritikuar kryeministrinë dhe ministritë se nuk po u kthejnë përgjigje në kërkesat e tyre, madje, në këtë aspekt është kritikuar Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë.

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, tha për Telegrafin se Qeveria Kurti kishte premtuar transparencë ndaj gazetarëve por që nuk është parë të ketë ndodhë një gjë e tillë.

“Kjo parti politike që tanimë është në pushtet kishte premtuar transparencë të cilën ne nuk e kemi parë gjatë këtij viti të parë të qeverisjes. Ne kemi vazhdimisht ankesa nga gazetarët që Qeveria e Kosovës dhe ministritë përkatëse nuk kthejnë përgjigje për pyetjet e tyre ose i vonojnë ato shumë. Po ashtu paraqitjet publike të kryeministrit Kurti nëpër intervista ishin shumë të rralla dhe i njëjti nuk është sfiduar sa duhet nga gazetarët”, tha ai.

Xhejmal Rexha – kryetar i AKG-së

Tutje Rexha shtoi se për mos transparencë karshi gazetarëve sipas tij shquhet Ministria e Ekonomisë dhe Financave, duke shtuar këtu edhe paraqitjet e rralla në media të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

“Ne nuk e kemi parë asnjë intervistë të ministrit të Mbrojtjes, po ashtu problematike është edhe sektori i Ministrisë Ekonomike dhe ajo e Financave për të cilat kemi ankesa që nuk kthejnë përgjigje”, deklaroi Rexha.

Ndërsa Ardiana Thaçi nga Klan Kosova ka theksuar faktin se asnjë Qeveri më herët nuk ishte kaq e mbyllur sa Qeveria Kurti.

“Është hera e parë në përvojën time si gazetare prej 19 vjetëve në media që kemi një Qeveri totalisht të mbyllur. E them me plotë kompetencë që është një Qeveri kaq e mbyllur, sepse ka dhjetëra kërkesa që kemi dërguar edhe si emision dhe si gazetarë në adresë të ministrive për të marrë qoftë dokumente, qoftë edhe informata dhe deklarata por është një heshtje totale”, vlerësoi ajo.

Ardiana Thaçi – Autore e emisionit KIKS në Klan Kosova

Thaçi tha se pavarësisht që kishte dërguar me dhjetëra email-a në adresë të Ministrisë së Punëve të Brendshme ajo nuk kishte marrë asnjëherë përgjigje. Ajo shtoi se e njëjta gjë ndodhë edhe me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

“Ministria e Punëve të Brendshme e cila e ka një mbyllje të madhe për shkak se në këtë vit të parë të udhëheqjes se Xhelal Sveçlës unë nuk kam arritur asnjëherë asnjë përgjigje nga ata pavarësisht asaj që kam dërguar me dhjetëra email-a, njëjtë ndodhë me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë”, pohoi ajo.

Dibran Istrefi nga RTV Dukagjini kujton problemet që kishin gazetarët për të komunikuar me ministritë.

“Po e marr një shembull konkret. Kriza energjetike që ishte në fundvitin e kaluar edhe në fillimin e vitit 2022 dhe ishte jashtëzakonisht e vështirë që të merrej një përgjigje nga ana e Qeverisë, përkitazi me atë se çfarë po ndodhte në Kosovë sepse interesi i publikut ishte i madh që të informohej shpejtë dhe saktë.

Po ashtu, një top temë tjetër që kishte ndodhur vitin e kaluar ishte edhe aksioni i policisë në Veri të Kosovës ku kishin ndodhur shumë ngjarje. Transparenca e Qeverisë nuk ishte në nivelin e duhur dhe ishte e pamundur të kishe një komunikim nga ana e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Kosovës”, tha ai.

Dibran Istrefi – Drejtor i Informacionit në RTV Dukagjini

Istrefi tha se edhe kjo Qeveri por edhe Qeveritë e kaluara në lidhje me transparencën ndaj mediave, lënë shumë për të dëshiruar.

“Edhe kjo Qeveri edhe Qeveritë paraprake në lidhje me transparencën ndaj gazetarëve dhe mediave lënë shumë për të dëshiruar edhe për opinionin publik. Në përvojën time personale, unë e menaxhojë deskun në RTV Dukagjini dhe po thuajse nuk ka ditë që dikush prej gazetarëve nuk më ankohet që nuk iu është kthyer një përgjigje për një temë të caktuar”, përfundoi Istrefi. /Telegrafi/

</div

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Lajme
Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Lajme
BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Lajme
E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Drejtësi
Kalo në kategori