LAJMI I FUNDIT:

Një tjetër i vdekur nga coronavirusi në Mal të Zi – shënohen edhe 47 raste të reja

Një tjetër i vdekur nga coronavirusi në Mal të Zi – shënohen edhe 47 raste të reja

Një pacient nga Rozhaja (67) ka ndërruar jetë pasi ishte infektuar me coronavirus, duke bërë që numri i viktimave nga COVID-19 në Mal të Zi të arrijë në 13.

Sipas mediave vendase, përcjell Telegrafi, me COVID-19 sot janë konfirmuar edhe 47 persona të tjerë, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik i Malit të Zi.


Siç bëhet e ditur më tej, nga 47 të zbuluar rishtazi, 27 janë kontakte të personave të infektuar më parë, ndërsa 17 pacientë janë në kërkim të burimit të infeksionit, deklaroi ISHP.

“Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik kanë përfunduar analizën e 475 mostrave për coronavirusin e ri në 24 orët e fundit, ndër të cilat 47 rezultate ishin pozitive”, u njoftua.

Ndryshe, që nga fillimi i qershorit, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara në Mal të Zi është 339, ka katër vdekje, dhe numri i rasteve aktive është 335. /Telegrafi/