Një i vdekur e katër të lënduar rëndë në një aksident trafiku në Sibovc

Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar rëndë në një aksident trafiku i cili ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Sibovc.
Mësohet se viktima është i moshës 20 vjeçare.
KosovaPress mëson se aksidenti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme.
Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kombi me targa të Kosovës. /KP/
Nga
Telegrafi
22/08/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































