LAJMI I FUNDIT:

Me një tufë dru në shpinë tentoi të kalonte në autostradë, vdes tragjikisht 65-vjeçari në Fier

Me një tufë dru në shpinë tentoi të kalonte në autostradë, vdes tragjikisht 65-vjeçari në Fier

Me një tufë dru në shpinë, A. Ç., ka tentuar të kalojë autostradën nga njëra anë në tjetrën në Savër (Lushnje-Fier).

Por gjatë tentativës, 65-vjeçari është përplasur nga fuoristrada që po kalonte në rrugë.


Tv Klan raporton se pas aksidentimit, Çullhaj është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë pas disa orësh nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Nga vendi i ngjarjes, tanimë kanë mbetur drutë e zjarrit dhe fuoristrada që përplasi 65-vjeçarin të rrethuar me shirtin e verdhë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.