LAJMI I FUNDIT:

Një truk me vajin e ullirit për ten perfekt të bronztë: Në këtë mënyrë ngjyra do të zgjasë për disa muaj

Një truk me vajin e ullirit për ten perfekt të bronztë: Në këtë mënyrë ngjyra do të zgjasë për disa muaj

Nëse e përdorni në këtë mënyrë, do të arrini efektet më të mira

Me lëkurën më të errët mund të anashkalojmë grimin, por të bëhemi të sinqerta disi edhe më bukur rri në tenin me ngjyrë të bronztë. Mirëpo, si t’ia bëni nëse arritja e lëkurës së errët për ju paraqet një përpjekje të vërtetë?


Nëse jemi natyrshëm lëkurëbardhë, nëse nuk mund të ekspozohemi së tepërmi në diell, sepse thjesht nuk është shëndetshëm, apo nuk kemi kohë të shkojmë në plazhe apo pishina për shkak të detyrimeve të punës?

Ju ndihmon një artikull më i famshëm kur është fjala për arritjen e lëkurës së errët – vaji i ullirit, transmeton Telegrafi.

Si ta përdorni vajin e ullirit për ten?

Vaji i ullirit përmban përqendrim të lartë të antioksidantëve, të cilët zbusin efektin e rrezeve ultraviolete në lëkurën tonë, mirëpo ai nuk mund të na mbrojë në tërësi nga dielli, por mund të jetë shumë më i dobishëm se produktet e ndryshme për rrezitje.

Si përdoret vaji i ullirit për rrezitje?

Produktet për rrezitje përmbajnë alkool brenda tyre, i cili krijon ndjenjë të përkohshme ftohjeje të lëkurës, mirëpo në afat të gjatë produktet e tilla lënë efekte “të padukshme” negative në lëkurën tonë, të cilat manifestohen gjatë viteve, prandaj vajrat e tilla gjithsesi janë opsioni më i mirë.

Tri rregulla të arta se si ngjyra e detit t’ju qëndrojë më gjatë
Lexo po ashtu Tri rregulla të arta se si ngjyra e detit t’ju qëndrojë më gjatë

Aplikoni një shtresë të hollë vaj ulliri në mëngjes ose herët në mbrëmje dhe bëni banja dielli për dhjetë minuta.

Në këtë mënyrë, ju do të shmangni ekspozimin e tepërt në diell dhe vaji i ullirit do të ushqejë lëkurën tuaj, gjë që do të rezultojë në një lëkurë të nxirë. Kjo mënyrë rrezitjeje mund të jetë shumë më efektive sesa ekspozimi në diell kur ai shkëlqen më fort, pra në periudhën kohore nga ora 12 deri në 16:00.

Duke përdorur vajin e ullirit, jo vetëm do të merrni një ngjyrë të bukur, por do të jetë e qëndrueshme edhe për disa muaj pas verës.

Duhet theksuar se përdoret vetëm vaj ulliri ekstra i virgjër, i cili përmban një përqindje të lartë të vitaminës E dhe përbërës të shumtë me veti antioksiduese. /Telegrafi/