Episodi i radhës i emisionit “Detektivi” ishte shumë interesant.

Tre pjesëmarrës të rinj garuan me njëri-tjetrin duke sfiduar aftësitë e tyre hulumtuese dhe detektive, për të zbuluar misteret e ngjarjeve të ndryshme.


Garuesit e episodit të tetë ishin: Valon Ajeti (laborant), Ardian Dervisholli (student) dhe Samed Feka (banakier).

det3

Të tre garuesit testuan njohuritë e tyre në hulumtim dhe zbardhjen e çështjeve të ndryshme, por mbrëmja solli vetëm një fitues.

Ishte Valoni nga Vitia ai i cili mundi kundërshtarin e tij Samedin në fund, duke arritur kështu të kualifikohet në fazën e ardhshme gjysmëfinale.

“Detektivi” vjen për shikuesit e RTV Dukagjini çdo mbrëmje me fillim nga ora 22:15. /Telegrafi/