LAJMI I FUNDIT:

Një shekull me Zorron

Një shekull me Zorron

Kalorësi me maskë, i veshur me të zeza, u krijua nga shkrimtari amerikan Johnston McCulley në gusht 1919. Dhe, më pas hapi rrugën për një shekull të tërë superheronjsh.

Zorro është heroi i parë i maskuar. Para Batmanit, para Supermanit… para të gjithëve ishte Zorro.


Karakteri është alteregoja e një njeriu të fisshëm spanjoll, të shekullin XIXI – Don Diego de la Vega – që kthehet në Kaliforni pas studimeve në Spanjë dhe zbulon se gjithçka është në duart e tiranëve të korruptuar dhe mizorë. Kur ai vendos të ndërhyjë, zgjedh të maskohet nën një maskë dhe kapele të zezë. Përdor shpatën për të lënë si shenjë një Z, pasi mund të këqijtë.

Më shumë se 50 filma kanë patur si hero kryesor Zorron. Në dy prej tyre, maskën dhe petkat e Zorros i veshi aktori spanjoll Antonio Banderas. Walt Disney krijoi një seri televizive me 78 episode nga 1957 në 1961, që ishte mjaft popullor e që madje transmetohet ende në Francë. Dhe, heroi tashmë 100 vjeçar, është parë po ashtu edhe në teatër, filmat e animuar, librat komikë dhe videolojëra. /TCh/