LAJMI I FUNDIT:

Një rus dyshohet se u përpoq të spiunojë stërvitjen e NATO-s në Durrës

Një rus dyshohet se u përpoq të spiunojë stërvitjen e NATO-s në Durrës

Burime për Euronews Albania, bëjnë të ditur se në kuadër të masave të sigurisë së mbarëvajtjes së stërvitjes “Defender 21” është mbledhur informacion për një qytetar nga Rusia, i cili ka hyrë më 12 maj në pikën e kalimit kufitar në Muriqan dhe pas kontrollit i është gjetur një dron.

Mësohet se Vladislav Cherkasov ka deklaruar se kishte si destinacion qytetin e Durrësit dhe pikërisht ky fakt ka shtuar dyshimet për hyrjen e tij në Shqipëri.

Ai është një ndër dy qytetarët rusë që kanë hyrë në Shqipëri, ndërsa Prokuroria e Tiranës e ka vënë nën hetim si të dyshuar për spiunazh.


Trupat e mbërritura nga 26 shtete, nën drejtimin e amerikanëve zhvilluan operacione stërvitore në portin e Durrësit, bazën ajrore të Kuçovës, Berat, Zall-herr, Bizë, Pashaliman dhe bazën ajrore të Farkës.

Stërvitja e “Defender 21” kishte natyrë mbrojtëse dhe përqendrohej në parandalimin e agresioneve ndërsa përgatiti forcat tona për t’iu përgjigjur krizave nëse është e nevojshme.

Këtë vit, fokusi i “Defender Europe 21” ishte të krijonte gatishmërinë operacionale dhe ndërveprimin me NATO-n dhe një numër më të madh të aleatëve dhe partnerëve në një zonë më të gjerë operacionesh.

Shqipëria ishte një ndër 16 shtetet ku u zhvillua stërvitja ushtarake shumëkombëshe “Defender 21”.

Shqipëria u përzgjodh si shtete e tjera për shkak të vendndodhjes së saj strategjike dhe faktit se ka qenë një partner i vlefshëm për SHBA prej vitesh. /EuronesAlbania/

Në trend Lajme

Më shumë
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Kalo në kategori